Muli i shqetësuar për replikën me Ulsiun rreth burgut Doktorit

8 Qershor 2023, 19:11Antena TEMA

Sot në mbasdite në Kuvend, Mulit i ndodhi diçka e pakëndëshme.

Ulsiu, të cilin Doktori e kishte sulmuar paradite, se sipas tij ka njoftuar Dakon 4 ditë para se të arestohej, kishte ardhur në sallë dhe kërkoi replikë me Mulin.

Argumenti pse duhej t’i përgjigjej Mulit për Doktorin, ishte se Muli kishte të njëjtën gravatë si Doktori.

-Thuaj Doktorit të mos i ngelë merak për Dakon, i tha Ulsiu.

Kur t’i vijë dita Doktorit, do ta njoftoj një javë para, të jetë i qetë.

Pas kësaj, Muli u përpoq të ruante qetësinë dhe thirri me urgjencë Lelon.

-Si u duka në televizor, tha?

Si e lexon ti reagimin e mimikës sime, në mbrojtje të Doktorit?

-Nuk shprehe asnjë emocion, tha Lelo.

Nuk të akuzon dot njeri që shprehe ndonjë lloj miratimi për batutën e Ulsiut.

-Kjo nuk më hyn në punë, tha Muli.

Më duhet të dukem sikur kam refuzuar çfarë thotë Ulsi.

Kam hall se e shikon Doktori dhe thotë si e ka duruar ky këtë gjë dhe nuk ka reaguar.

-Po është pak e vështirë, tha Lelo.

Se ti mund të reagoje, por po të reagoje, do te dukej sikur pranoje që Doktori do të hyjë në burg dhe Ulsiu do të jepte lajmin.

Pra bëre mirë që nuk shprehe emocion.

-Po sikur të thotë Doktori pse nuk i the Ulsiut merr vesh për vete datën kur do arestohesh ti.

-Jo, nuk ka kuptim, tha Lelo, se pastaj bëhet fakt i kryer që Doktori do arrestohet, por mbetet problem dita kur e merr vesh.

Më mirë që nuk reagove.

-D.m.th të jem i qetë, tha Muli, që Doktori nuk do mërzitet nga mënyra se si reagova unë?

-Besoj që po, tha Lelo.

Përkundrazi, mund ti bëhet qejfi që ke gjetur gravatën si të atij.

Lini një Përgjigje