Muli i shqetësuar për videot tek kompjuteri i Albanës 

23 Janar 2023, 20:51Antena TEMA

Pas sulmeve paralajmëruese nga Kokalari rreth videove që ka gjetur në kompjuterin e Albënës, ku janë manipuluar dhe listat e Forumit të Grave, Muli u shqetësua seriozisht.

Thirri Lelon mos dinte ndonjë gjë më shumë se ai.

-Nuk e kam idenë çfarë videosh mund të ketë Albana në kompjuter, që ja ka treguar asaj, tha Lelo.

Po besoj video që kanë lidhje me politikën janë. Nuk janë video seksi.

-Kam frikë, tha Muli, se ajo na përgjon të gjithëve për të na zhantazhuar.

Kushedi në ndonjë moment dobësie ja ka treguar Kokalarit.

Do na hapë telashe.

-Po ku mendon se qëndron rreziku?

-Po kam frikë atë zonjën Karo, se atë e kishte shumë inat dhe e ruante natë e ditë.

Kushedi ç’mund të ketë kap.

-Po ndonjë rrezik tjetër?

-Nuk e di, por kur këta të Lulit kanë marrë në kontroll zyrat, paskan gjetur një magji tek zyra e Këlliçit.

Thonë që e ka bërë Albana për ta lidhur, se kishte frikë mos joshej nga zonja Karo.

Pastaj kur u zbulua, u bë problem dhe u tha që ishte një magji që ja kishte bërë Luli, Këlliçit, mos të ikte tek Berisha.

Të gjitha këto i ka të filmuara ajo dhe mund të na dalin.

-Po kush do t’i nxjerrë o burrë?

-Po këtu po dalin përgjime të 2012, jo më të 2022.

Nuk i dihet, dalin. Do na hapi telashe.

-Po ti çfarë mendon se është ajo magjia që kanë gjetur?

-Unë mendoj e ja ka bërë Albana zonjës Karo mos të përzihet tek burrat në PD.

Po dreqin e di si është e vërteta.

Fakti që ata të Lulit e gjetën dhe e hapën, magjia u prish.

Sa për të na prish punë ne tani.

1 Komente

  1. G
    Gjeli

    Kokpalari eshte CIA

    Lini një Përgjigje