Muli sot po diskutonte me Lelon, se kur do shprehet Doktori për premtimin e Belos që transporti publik të jetë falas në Tiranë.
-Doktori është plotësisht dakord tha Lelo, por po mendohet ta bëjë si premtim në çdo bashki ku kandidojmë. Por meqë shumë nga qytete e vogla nuk kanë nevojë për transport publik, ai po mendon të premtojë që dhe transporti ndërmjet qyteteve të jetë falas.
-Po si do ta bëjmë falas?
-Po ja si në Tiranë. Kapim gjithë furgonat e linjave dhe autobuzat, u marrim shpenzimet dhe ua paguajmë. Por për të qenë më i besueshëm premtimi i Belos, do premtojmë që çdo linjë interurbane me Tiranën do jetë falas.
Pra ata që do nisen për Tiranë e kanë falas që kur nisen.
-Po sa mund të kushtojë kjo?
-Ça rëndësie ka sa kushton. Do gjenden lekët po të jesh në pushtet.
-D.m.th. ne do bëjmë linja shtetërore që të shmangim abuzimet tha Muli.
-Po atje do shkojë i tha Lelo. Në fakt partitë e djathta shquhen për privatizime të linjave dhe bileta të shtrenjta, por ne kemi një alibi se jemi në koalicion me parti të majta dhe do themi që na e kërkojnë këto.
Për shembull do themi na e kërkon LSI që tani quhet PL. Ky është nëj sinjal se partie re e Metës ka hequr dorë nga vjedhja.
-Atë mos e thuj ti se bëhen të gjithë me licencë autobuzi ata e na i marrin lekët direkt nga qeveria.
-Sidoqoftë Doktori ndaj nuk po shprehet akoma. Do tu bëjë një surprizë edhe më të madhe shqiptarëve. Pastaj premtimi i radhës do jetë: energjia falas, uji falas. Këto janë jetike për njeriun.
-Kemi kohë deri atëherë tha Muli. Ato i kemi për 2025. Po të mbarojmë punë një herë me këta urbanët falas. Se me këtë do jemi të dytët në botë pas Luksemburgut. Dhe Luksemburgu sa Sheshi Skënderbeu është. Ne praktikisht jemi të parët në botë.
Lini një Përgjigje