Muli i shqetesuar pse Meta sulmon Dumanin bazuar ne videot e Doktorit

21 Prill 2024, 20:46Antena TEMA

Deklarata e Metës se i qëndron deklaratave për Dumanin, dhe kërkon falje vetëm nëse Doktori ka deformuar videon me inteligjencë articiale, e vuri në mendime Mulin. 
Jo se Doktori ka ndryshuar deklaratën e Dumanit se ai e ka me zë dhe figurë, por pse Meta ju referua mundësisë së Doktorit për ta bërë këtë. 
-Ke të drejt në dyshimet e tua i tha Lelo. Meta po kërkon tu thotë atyre që nuk jam vetëm në luftën me Dumanin. Kam dhe Doktorin. Madje po u thotë unë po përsëris Doktorin ç’keni me mua. 
-Kjo është pak e rrezikshme tha Muli. Atëherë qenka duke u thënë se nëse do më arrestoni që po u shaj pse nuk arrestoni atë tjetrin që ka gjashtë muaj që u shan me libër shtëpie. 
-Pak a shumë atë është duke thënë tha Lelo. Dhe unë ashtu mendoj. 
-Po këtë punën e inteligjencës artificiale pse e ka përmendur? 
-Po me siguri ka dëgjuar që me atë bëhen mrekullira, dhe ndoshta e ka në plan ta përdor por për ta zhvlerësuar ndonjë akuzë e krahason me këtë që është reale. 
-A sikur të ishte kjo inteligjenca artificiale më 2011, e kishim qit videon e Metës të prodhuar me inteligjencë artificiale, nuk detyroheshim të thoshim nuk ekziston, tha Muli. 
-Nuk ishte zgjidhje e keqe tha Lelo. As inteligjenca artificiale nuk do ta kishte gjetur atë zgjidhje. Kështu që skemi pse ankohemi. Puna është të fusim këto gjestet e Metës në inteligjencë artificiale dhe ta pyesim se si do përfundoj ky. 
-Me siguri do na e nxjerr që përfundon në spital psikiatrik tha Muli. Ndaj më mirë mos ta pyesim se hapet fjala dhe na prish punë. 
 

Lini një Përgjigje