Muli i shqetësuar që deputetët e PD nuk shoqëruan Doktorin pas ikjes nga salla 

27 Nëntor 2022, 20:19Antena TEMA

Sot në Kuvendin e Shqipërisë, Doktori vendosi të prishë seancën e përbashkët duke provokuar bojkotimin e saj dhe largimin e deputetëve nga salla. Muli i kishte marrë të gjitha masat. Sapo shkaktoi një incident për marrje fjale, ua bëri me shenjë grupit të gatshëm dhe bënë sikur do largoheshin. 
Por askush nuk po e kthente kokën.  
Dolën deri tek dera dhe pastaj hynë përsëri.  
--Po na ik mundimi kot tha Albana. As nuk e ktheu njeri kokën fare. Madje njëri nga këta të Kosovës më pyeti “A tani erdhët a”? D.m.th. nuk e kanë kuptuar që deshëm të ikim. 
Atëherë Muli vendosi që të hidhte në veprim Doktorin. Sapo Edi Rama mori fjalën ai u ngrit dhe ja bëri me shenjë gjithë grupit të iknin jashtë. 
Për fat të keq nuk e ktheu përsëri kokën askush. Muli me disa të vetët e shoqëruan deri jashtë, por të tjerët nuk lëvizën nga vendi. As ata të Kosovës. 
Kjo e mërziti shumë. 
Lelo u përpoq ta qetësonte . 
-Kjo tregon se grupi i Lulit ka qenë gjithë jetën kundër Kosovës, po Doktori se ka kuptuar, i tha. Me këtë gjest ata treguan se janë bashkë me Edi Ramën kundër Kosovës. 
-Puna është se dhe ata të Kosovës nuk e kthyen kokën fare , tha Muli. 
-Edhe ata kanë tradhtuar Kosovën. Janë vasal të SHBA dhe Bashkimit Evropian i tha Lelo. Burrëria është kush është kundër SHBA e BE, jo kush është servili i tyre. Këtu ndahet shapi nga sheqeri. Ata që janë aty brenda, janë vasalë të Sorosit dhe Borellit. Doktori tregoi që nuk pyet për superfuqitë. 
-Dakord dakord, këtë e di tha Muli, por hajt tua shpjegosh këtyre të Kosovës.  

Lini një Përgjigje