Muli i shqetësuar që Gazi po imiton Doktorin 

1 Prill 2024, 20:06Antena TEMA

Muli po ndjek me vëmendje mënyrën se si Gazi po reagon për faktin që nuk ka bërë padi për Olsin, por i ka bërë kërkesë SPAK të hetojë, siç pat bërë dhe për vilën e tij. 

Sot duke reaguar ndaj shtypit që ironizon Bardhin për këtë gjest, Bardhi kishte postuar faturën e postës që kishte bërë kërkesë. 

-Jam shumë i shqetësuar për këto gjestet e Bardhit, i tha Muli, Lelos 

-Pse, çfarë ka bërë? 

-Po imiton Doktorin. Të kujtohet kur e shpallën Doktorin “Non Grata”?

Dhe ai për të dalë nga situata tregoi që ka nisur një letër me postë në Francë, për të hedhur në gjyq SHBA. 

Ky Gazi sot bëri të njëjtën gjë.

Tregoi faturën e postës ku ka nisur një kërkesë për SPAK që të hetojnë Olsin, ndërkohë që SPAK pranon vetëm kallëzime penale.

Të tjerat i nis vetë kryesisht, s’ka nevojë t’ia kërkosh ti. 

-E është pak në pozitë të vështirë, tha Lelo.

Por nuk besoj se demokratët e kuptojnë. Njësoj u duket. 

-Ore ajo që më shqetëson mua është se ky po përpiqet të imitojë Doktorin.

Doktori ato i bënte nga halli, ky kur s’ka bythë të kallëzojë Olsin, pse bën kot si i fortë.

Pastaj ngelet keq e imiton Doktorin.

Doktorin e imitojmë dhe ne, por e imitojmë për sukseset, jo për dështimet. 

-Ke të drejtë, tha Lelo. Po s’ka çfarë të bëjë në këtë rast.

Ka hall mos ja bëjnë si Salianjit dhe të bredhë gjykatave pastaj.

Se ky ka pat marr më qafë dhe Lulin atëherë.

I tha akuzoje, dhe e bëri Luli. Dhe e humbi gjyqin.

Po shyqyr nuk e çoi në prokurori, por e tha në Kuvend. 

-Nuk e di, tha Muli, po ky s'mund të imitojë Doktorin duke thënë kam nis një letër në SPAK, siç thotë ai kam nis një letër në Francë.

Se nuk janë njësoj të rëndësishëm dhe mbi të gjitha, Doktorit i ra gjithë ajo gjëmë në kokë, këtij si ka ndodhur ndonjë gjë, është prishur me Lulin, është ndrequr me Doktorin. 

-Epo i përjeton ndryshimet ai, tha Lelo, ndaj përpiqet të krahasohet me Doktorin. 

1 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Gaz Bardh B.....iri!

    Lini një Përgjigje