Muli i shqetësuar që Karmina s'mund të shkojë më në Londër

21 Korrik 2022, 18:55Antena TEMA

Pas vendimit të Britanisë së Madhe për të hartuar dhe ajo listën e personave “non grata”, Muli shfaqi shqetësimin e tij se Doktorit do t’i krijohet stres në familje, ngaqë Karmina tanimë nuk mund të shkojë as në Londër.

Për këtë thirri Lelon, se si mund të krijonin një fabulë që ta përgënjeshtronin këtë gjë.

Lelo i dha disa variante.

-Varianti i parë është të marrim gjithë fotot e Karminës që ka qenë në Londër, t’i ndajmë sipas veshjeve të stinës dhe të postojmë herë pas here foto sikur ajo shkon në Londër.

-S’ka problem për veshjet, se ajo del gjithnjë në hotel, tha Muli.

Kështu që njësoj i ka në çdo stinë.

-Shumë mirë, tha Lelo. Kjo është një mënyrë.

Por duhet bërë kujdes mos të identifikohet vendi apo ndryshimet rrotull.

Me këtë metodë i shtyjmë nja tre- katër vjet deri në zgjedhje, pasi më shumë nuk mban, se dhe Karmina ndryshon në fytyrë.

-Po aq na duhet, deri më 2025, tha Muli.

Pastaj marrim pushtetin dhe ja ndalojmë dhe ne kryeministrit britanik të vijë këtu, po nuk ja hoqi dënimin Doktorit.

-Varianti i dytë është që çunat e Londrës të bëjnë festë, por jo në Angli, dhe të dërgojmë dhe Karminën.

Ata do të këndojnë këngën për Sali Berishën dhe kjo do krijojë idenë që ajo lejohet të shkojë në Londër.

Askush nuk e vë në dyshim që çunat e Londrës bëjnë festë vetëm në Londër dhe në Kamëz.

Së treti, duhet përdorur varianti i Foltores.

Doktori bën mbledhje me çunat e Londrës online dhe përmes një teknike televizive që mund ta realizojë Sandri përmes djegies, Doktori mund të duket mes tyre në Londër.

Dhe kjo funksionon për këta tanët.

-Shumë mirë, tha Muli.

T'ia nisim punës se na dëmton shumë kjo goditje.

Lini një Përgjigje