Muli i shqetësuar që superdhëndri inauguroi xhaminë një ditë para protestës

11 Nëntor 2022, 20:11Antena TEMA

Nxitimi i kryedhëndrit për të inauguruar xhaminë tek pronat për të cilat po gjykohet tek ish- klubi Partizani, e shqetësoi Mulin.

Duke diskutuar me Lelon për të mirat dhe të këqijat e këtij hapi, Muli shprehu merakun e tij se mos kjo gjë dukej si lëvizje myslimane kundër SHBA.

-Nuk ka ndonjë problem, tha Lelo.

Zakonisht lëvizjet politike islamike identifikohen si lëvizje anti-amerikane, kurse ne jemi lëvizje anti-amerikane, kështu që jemi automatikisht dhe lëvizje islamike.

Kjo nuk na prish punë.

Lëvizjet islamike nuk janë të këqija kur nuk janë kundër Perëndimit.

Ne jemi që jemi kundër Perëndimit, prandaj s'na prish punë kjo gjë.

Siç thotë populli, nuk e gjen gjë halenë nga pordhët.

-E kuptova, tha Muli. D.m.th. ti thua që s'na prish punë me këtë të Perëndimit.

-Me Perëndimin na prish punë Doktori, jo xhamia e Doktorit, tha Lelo.

-Po mund të na mërzitet kjo pjesa gri, që nuk do të marrë drejtim mysliman kjo punë.

-Shiko, tha Lelo. Kryedhëndri ka të drejtë.

Ka dy vjet që duron akuza, që kjo pronë është haram.

Si ta zgjidhë këtë punë? Me gjykatë nuk e zgjidh dot, se i ka Rama.

Me prokurori nuk e zgjidh dot, se e ka Yuri.

Me Xhami nuk e zgjidh dot, se e ka Erdogani.

Atëhere ka bërë një xhami të vetën, që ta kontrolloj vetë dhe t’ia bëj hallall.

Ndryshe nuk ka si ja bën.

-A, e kuptova tha Muli.

Ky e paska bërë xhaminë siç ka bërë Doktori partinë, që ta mos ja marrin.

-Pak a shumë ashtu, i tha Lelo.

-Epo s’kanë çi bëjnë pra.

E deklaron hallall sot e nesër në protestë.

Pastaj deklaron dhe protestën hallall dhe ta shikoj Edi Rama

3 Komente

  1. L
    Lala i Lushnjes

    Me që inaguroi xhami me minare të lart besoj , i lau gjynahet. Tashmë njri i allahut, as ka prer e as ka vrar.

    1. s
      selam salaria

      ju dhjefsh mulin ameriken dhe islamin me gjithe hajvanet qe ka brenda

      1. L
        Lala i Lushnjes

        Amen! Amen! Amen!

        Lini një Përgjigje