Muli i shqetësuar që Rama po përpiqet të blejë Luizin 

24 Janar 2023, 20:10Antena TEMA

 Pas lajmeve të fundit se PS e Shkodrës po përpiqet t'i vjedh Luizin PD, Muli është shumë i shqetësuar. 
Lelo i cili përgjigjet për marrëdhëniet me publikun, mendon se e gjithë kjo vjen nga fakti që Luizi është i izoluar dhe nuk e di se çfarë po ndodh jashtë. Por kur të dalë, ai do sqarojë të vërtetën dhe do shprehë mbështetjen për Doktorin. 
Por dyshimet e Mulit shkojnë dhe më larg. 
Ai dyshon se kjo zhurma për FBI bëhet vetëm e vetëm që të tërhiqet vëmendjen nga vjedhja që PS po i bën Luizit. 
-Ata shpikën këtë të FBI me qëllim që të mos kuptohet që po na vjedhin Luizin tha Muli. Duke ditur se sonte është Big Broither dhe njerëzit nuk shikojnë emisione politike, ata e kanë bërë këtë që njerëzit të mos e kenë mendjen tek fakti që po na vjedhin Luizin. 
-Më mirë, tha Lelo se dhe ne nuk dalim mirë nga kjo histori. Unë e kuptoj që një zyrtar i FBI mund të tradhtojë Amerikën, por që dy tropojanë të tradhtojnë Doktorin se kuptoj dot kurrë. Ky është skandal. 
-Doktori është i qartë për tropojanët, tha Muli. Po të ishte se kishte besim kishte marrë një tropojan Sekretar të përgjithshëm, kot nuk më mori mua nga Kukësi. 
Për më tepër që këtë tradhtarin e SHBA, e kanë bërë dhe qytetar nderi te Tropojës vetëm për të fyer Doktorin. 
-Ke të drejtë tha Lelo. Nuk e di, po mua dhe zonjës Karo na vjen turp që kemi pasaportë amerikane. Na duket vetja tradhtarë, Duhet ta dorëzojmë një orë e më parë se ndryshe do na shikojë dhe ne me dyshim Doktori. 
 

Lini një Përgjigje