Pas vërejtjes publike të Doktorit, që Zeni të mos marrë më lekë nga “Banana King”, Muli thirri i shqetësuar Lelon.
-Kjo deklarata e Doktorit ishte gabim, i tha.
Ai gazetari e vuri në siklet. Zeni pa lekët e “Banana King” se mban dot Zeni TV.
-Nuk prish punë, tha Lelo. E zgjidhim këtë punë.
Nuk e pyesim Doktorin. Kjo na sjell shumë të mira.
E para, vazhdojmë marrim ato lekët e asaj kompanisë që sjell heroinë.
E dyta, dukemi të pavarur nga Doktori, pasi nuk e pyesim fare që merremi me drogë.
Ne nuk jemi si këta të Edi Ramës, që po u tha Ed Rama merruni me drogë, merren, po u tha mos u merrni, nuk merren.
Ne nuk e pyesim Doktorin. Kemi pavarësinë tonë në këtë pikë.
-D.m.th, ti thua nuk mërzitet Doktori?
-Zeni ka qenë gjithnjë i pavarur.
Dhe në Gërdec, kur po merrej me ata fishekët, Doktori e thirri Zenin dhe i tha “shiko se mos bashkëpunon me atë Delijorgjin dhe demontoni fishekë, se me mua nuk ke më punë.”
-Unë kam pavarësinë time, i tha, shikoj biznesin tim, nuk kam punë me ty.
Dhe nuk e pyeti fare. Mori burrin e tezes në punë dhe nuk pyeti fare për babain.
Pastaj i ndodhi ajo që ndodhi, dhe ju vra burri i tezes, por babain nuk e pyeti.
Por ama Doktori nuk ka përgjegjësi se i ka pas dal borxhit.
Dhe në këtë rastin e lekëve të heroinës që merr Zeni, Doktori i doli borxhit.
I bëri thirrje publike të mos i marrë më.
Kaq ka në dorë një baba. Ai nuk e rreh dot Zenin se është 40 vjeç burrë.
-E kuptova, tha Muli.
D.m.th ti mendon që Doktori nuk mban përgjegjësi për Zenin, se është i pavarur?
-Patjetër që nuk mban. Ai nuk është më i vogël.
Ai as për martesat se ka pyetur, as për atë kushërirën, as për këtë tjerën.
Normal që Doktori ka qenë kundër, por ai ka burrërinë që nuk e pyet fare.
Dhe kjo është një vlerë e shtuar në atë familje.
Aty askush nuk e pyet Doktorin, as vajza, as gruaja, as djali.
Doktorin vetëm në PD e dëgjojnë.
-Qartë, qartë, tha Muli. Le se na shpëtove, na e gjete zgjidhjen.
O Nul Moka, pse nuk thua qe Zeni eshte ortak, jo pronar I fshehur I Banana king, qe Ben trafikun è droges dhe pastron parane nepermjet edhe Syri tv.
Liria e Salplehit merr 1000 euro per cdo femije autik qe shkon tek me nder instituti I saj per autizmin.
Sa keq më vjen për zotin Berisha, i ka shpëtuar djali nga duartë! Punët e mëdha politike janë shkaku që nuk ka pasur dhe nuk ka kohë të merret me fëmijët. Tani ata u rritën dhe është paksa e vështirë t'a dëgjojnë. Kjo që bëri tani duket si një përpjekje e fundit, por është e kotë, ata e kanë marrë rrugën e mutit.... Gjynah për Berishën, simbol i nderit, të vërtetës dhe drejtësisë!! Por të mos mërzitet, ne njerzit e mënçëm që i shkojmë pas, e mirkuptojmë për këtë hall që e ka gjetur me këta shejtanët që Liria i solli nga materniteti.