Muli i shqetësuar që Zeni sillet si kryetar partie 

1 Nëntor 2022, 19:38Antena TEMA

Muli e thirri sot Lelon për një bisedë më konfidenciale.

-Kam një problem, tha, por dua të konsultohem me ty, pa e marrë vesh ai burri.

-Fol, i tha Lelo. 

-Unë kam shumë përvoja në fushata dhe kam një stil bashkëpunimi me atë burrin, që e kuptojmë mirë njëri- tjetrin.

Fillon procedura, zgjidhen kandidatët, vijnë tek unë, flasin për mundësitë financiare, vazhdojmë më tej me organizmin etj.

-Po, e di, tha Lelo.

-Kjo që po më tremb tani, është se kanë filluar shkojnë të gjithë tek Zeni.

As tek unë, as tek ai burri. Vetëm tek Zeni.

Kjo është pak shqetësuese. Disa prej tyre dhe lekët po i çojnë atje me sebepin se llogaritë tona i ka Lul Basha.

Madje dhe lekët që do japë KQZ për zgjedhje, i merr Lul Basha e jo ne.

-Kjo qenka shqetësuese, tha Lelo.

Dhe unë e kam vërejtur që shkojnë tek Zeni, por mendoja që i çoje ti.

-Jo jo, tha Muli. Shkojnë vet.

Me sa duket as tek Doktori nuk kanë më besim, por shkojnë drej te tek ai e mbarojnë punë.

-Qenka serioze puna, tha Lelo.

E vetmja gjë që mund të bëj unë, është të shkruaj atë poezinë “Silueta e Zenit”.

...Shfaqet silueta e tij, 

Si hija e një thesi mbushur me pare, 

Si një kostum bosh brenda të cilit ka tufa lekësh 

Si kasafortë lëvizëse nëpër zyra...

Pak a shumë kështu.

-Nuk e di, tha Muli.

Duhet bërë diçka se ndoshta e kupton dhe ai burri mesazhin e koduar.

Se ai lexon vjersha. Zeni nuk lexon.

Vetëm atë librin e Merlin Monrosë ka lexuar dhe ai.

Lini një Përgjigje