Muli i shqetësuar se Grida do eklipsojë Karminën në Top Channel 

7 Nëntor 2022, 20:00Antena TEMA

Pas lajmit bombë mbi dorëzimin e mandatit nga Grida për shkak të një kontrate për të filluar një emision në Top Channel, Muli thirri Lelon për të diskutuar efektin zinxhirr të këtij vendimi.

-Efekti i parë është Fred Rushaj, tha Lelo.

Dhe ai mezi ka pritur t’i hiqte turpin Grida. 

-Ai më mirë që iku se nuk e donte Doktorin.

Po kjo Grida më shqetëson.

-Pse, ça problemi ke, tha Lelo? Le ta kemi në Top Chanel.

Kështu i kompletojmë shumicën e TV.

Erla ka emision, Sejamini ka emision, Juela emision, Elona emision, Jul Deda emision, le të bëjë dhe Grida.

Ça të keqe ka? I kemi tanët.

-Jo, tha Muli, kam hall tjetër.

Kemi dhe Karminën në Top Channel.

Deri tani ajo ishte simboli ynë aty.

Me shkuarjen e Gridës do ketë konflikt, pasi nuk do jetë më ajo si simbol i familjes, por Grida.

-Ah, po harrova dhe Karminën, tha Lelo.

Kështu bëhen 7 njerëz tanë nëpër emisione kryesore, pa llogaritur Zeni.TV.

-Po pra, ky është problem, tha Muli. Duhet ta zgjidhim.

Ndryshe do na krijohet problem.

Jo se Karmina nuk punon dot tek Zeni.TV, por aty mund të kërkojë te bëhet drejtoreshë dhe na krijon probleme me Çim Pekën.

-Po ta mendojmë një skemë, tha Lelo.

Për shembull Grida të distancohet ditën e parë në emision nga Doktori, dhe Karmina është e qetë, pasi Karmina përfaqëson Doktorin, kurse Grida bëhet menjëherë intelektuale e pavarur.

-Kjo më duket zgjidhje e mirë, tha Muli.

Kështu së paku shmangim sherrin.

Madje ajo mund të bëjë dhe replika nga emisioni i saj për gra dhe vajza rreth Gridës, që të bëhet me e plotë drama mes tyre.

-Po po, tha Lelo. Madje unë mund të shkruaj dhe një poezi “Silueta e Karminës...”. Do ta mendoj.

Vetëm kështu mund ta qetësojmë që Grida nuk është dublante e vjehrrit aty.

1 Komente

  1. H
    Hana

    Top Channel i vajzave dhe dhendurreve eshte kthyer ne lavatrice parashe, pse te mos fitoje edhe Grida Duma qe eshte frymezuar nga vjershat e Eseninit, ndersa Karmina eshte frymezuar nga parate e djalit te Doktor Mortjes?!

    Lini një Përgjigje