Muli i shqetësuar se Liri dyshon tek Doktori për dosjen 

27 Korrik 2022, 19:08Antena TEMA

 Pas daljes së Doktorit në mbrojtje të fortë të Lirit për çështjen e dosjes, Muli nuk pa ndonjë reagim pozitiv nga ana e Lirit. I shqetësuar thirri Lelon se si mund ta zhbironin këtë punë. 
-Pse nuk ka entuziazëm tek Liri për mbrojtjen e Doktorit tha Muli. Doktori foli shumë qartë që kjo është manipulim i Edi Ramës. 
-Puna është se çfarë di Doktori, jo çfarë thotë Doktori tha Lelo. Nëse Doktori më parë e ka ditur që ai ka dosje dhe nëse i ka premtuar që do ta zhduk dosjen, atëherë Liri ka të drejtë. Ai mendon se Doktori e ka prerë në besë. 
-Po pse do ta priste në besë Doktori? 
-Po se Liro u kruajt vet. Shkoi bëri parti të djathtë sorvraniste me i marrë elektoratin Doktorit. Kjo mund ta ketë bindur vetë Lirin që Doktori është mërzitur dhe dyshon se ai ka nxjerrë dosjen. 
-Po ti mendon vërtet që Doktori ka spiunuar me email tha Muli. 
Ka disa dyshime, tha Lelo se ai emali përdorte emrin Edvin Kristaq Rama dhe përmendte Katovicën. Dukej si nga rracë e Doktorit, ndonjë nga këta të Gazidedes ka qenë. 
-Kjo qenka serioze tha Muli. Po si ta bindim këtë Lirin që Doktori nuk ka gisht në nxjerrjen e dosjes. 
-Lirin nuk e bindim dot tha Lelo. Po të paktën të bindim Doktorin që ai nuk e ka nxjerrë se mos harron ndonjë ditë dhe thotë “e kam unë dosjen e atij.” 

5 Komente

  1. J
    Jorgo

    Perfundimisht je i papare

    1. k
      kudreti

      Mos vdekshi kurre kush i shkruan keto.

      1. S
        Shkullaku Uturaku

        Doshen e Agushit e ka nxjerre Baba Taku nga canta e zeze. Bomba e Baba Takut plasi....

        1. K
          Kim Yong

          Super fejton.

          1. Fuksi Digital .

            Doktori jo , por FUKSI DIGITAL me porosinë e zakonshme , të lutem doktor ANONIM !

            Lini një Përgjigje