Muli i shqetësuar se SHBA dhe BE duan t'i heqin Tik Tok-un Doktorit 

13 Mars 2023, 20:46Antena TEMA

Një nga lajmet që e tronditi Mulin së fundmi, ishte vendimi i qeverisë amerikane dhe Bashkimit Evropian që ua ndalonte Tik Tok-un në telefon gjithë zyrtarëve shtetërore, kongresmenëve, senatorëve dhe eurodeputeteve.

Lelo, që kupton nga këto aplikacionet, i bëri një pasqyrë të zgjeruar pse është marrë ky vendim.

- Tik Toku është shpikje kineze për të vjedhur të dhënat e qytetarëve në gjithë botën, përfshi dhe zyrtarëve të lartë, i tha Lelo.

Kur ata janë zyrtarë dhe kanë Tik Tok në telefon, ndodh që përdorin telefonin për të hyrë në rrjete zyrtare dhe Tik Toku u vjedh të dhënat.

Kështu Kina kontrollon gjithë botën.

-E kuptoj, tha Muli. Por kam dyshime se SHBA dhe Evropa e dinte këtë dhe më parë.

Pse e bënë sapo hapi Doktori dhe Ilir Meta Tik Tok?

Kam dyshime se Edi Rama i ka raportuar Sorosit, dhe Sorosi ka vënë në lëvizje gjithë administratën amerikane e evropiane të bëjnë sikur heqin Tik Tok-un, që të mos e përdorë Doktori.

Edi Rama u tremb shumë nga Tik Toku i Doktorit, se ka shumë fansa.

Vetëm ajo videoja për McGonigalin kur thotë që “ka video erotike të vërteta”, ka marrë miliona klikime. 

-Nuk besoj se e kanë bërë kastile për Doktorin, tha Lelo, por tani që e kanë bërë, nëse Doktori nuk e heq, do ta akuzojnë si agjent kinez.

-Po Doktori nuk është në pushtet, tha Muli.

Ta heqë Edi Rama i pari.

-Edhe këtë fushatë nuk besoj se na e heqin, tha Lelo. Do vazhdojmë.

Por problem është në të ardhmen.

Duhet të hapim një Tik Tok me emër të rremë, me pseudonimin Doktori, dhe të vazhdojmë.

Ndryshe do na sanksionojnë dhe për Tik Tok-un.

Lini një Përgjigje