Muli i sugjeron Lelos futjen e Karminës në Big Brother 

19 Janar 2023, 19:36Antena TEMA

Një ngjarje e rëndësishme tronditi sot selinë e SHQUP.

Luizi kishte ngritur dolli për Doktorin në Big Brother.

Kjo gjë ka gëzuar të madh e të vogël brenda demokratëve, të cilët po mendojnë tani si t'ia çojnë urimet Luizit.

Lelo tha se nuk është e rëndësishme t’i çohet fjalë Luizit.

Mjafton që demokratët të votojnë masivisht Luizin të mos dalë nga shtëpia.

Kjo është betejë reale dhe është test për zgjedhjet e 14 majit.

Nëse fiton Luizi, fiton dhe Doktori. 

-Për të mbajtur moralin lart, nuk është keq, tha Muli.

Por këta që votojnë Luizin, nuk votojnë fare më 14 maj. Kushedi nga i ke.

Por ne na duhet të mbajmë lart moralin. Mjafton kaq.

-Atëherë që të bëhet e besueshme, duhet të fusim brenda Karminën, tha Lelo.

Kjo e bën të plotë skenën.

Futja e saj mjafton që ajo t’i tregojë Luizit si e kanë pritur demokratët shëndetin për Doktorin.

Dhe Luizi pastaj t’i thotë se ja ka borxh Doktorit faktin që dikur e çoi në konsullatë në Strasburg tek e fejuara dhe e ndihmoi më pas në punë të tjera.

E gjithë kjo do ndezë demokratët dhe do t’i bëjë mbështetës fanatik të tij.

-Puna është se po nxorën Karminën para Luizit, pastaj duket si disfatë, tha Muli

-Jo mo burrë, nuk e merr njeri seriozisht atë, se njerëzit duan drama.

Ajo nuk do hyjë aty brenda për t’u lidhur me dikë se e ka burrin jashtë.

Maksimumi mund t’i dhurojë ndonjë palë të brendshme atyre vajzave dhe të bind Kiarën që të pranoj Luizin, duke i premtuar se do t’i organizoj dasmën.

S’ka ça të bëjë tjetër. Na duhet vetëm për lajmëse për Luizin.

-Atëherë të përpiqemi, tha Muli.

Këtu do duket nëse është me ne apo me inceneratorët. Është provë e fortë.

Lini një Përgjigje