Muli i xhindosur me Dua Lipën që pranoi pasaportën e Shqipërisë 

28 Nëntor 2022, 18:28Antena TEMA

Këngëtarja e njohur shqiptare në botë Dua Lipa mori sot pasaportën e Shqipërisë dhe ishte gjithë ditën lajm.

Muli u mërzit shumë.

Lelo po ashtu.

-Na mori gjithë lajmet e ditës, tha.

Ne kemi kaq kohë që themi po ikën rinia shqiptare, ky Ed Rama korupton Dua Lipën dhe sjell në Shqipëri një nga vajzat më të suksesshme në botë.

Është komplet korrupsion.

-Doktori u përpoq ta neutralizonte, tha Muli.

Deklaroi sot se po ikin të rinjtë, po ky lajmi i Dua Lipës është më i fortë.

-Ne kishim menduar një skemë tjetër, tha Lelo.

Kishim përgatit marrjen e shtetësisë së Ad Krastës në Kosovë.

Më 28 nëntor do binte si bombë kur të hapeshin lajmet “Iku dhe Ad Krasta...në Kosovë”.

Pastaj do vazhdonin lajmet që Albini po rrit Kosovën, Shqipëria po zbrazet.

Po kjo Dua Lipa na i prishi krejt planet.

-S’ke çi bën, i korrupton ky Edi Rama, tha Muli.

Duhet të gjejmë një emër tjetër të madh që të krijojë dëshpërim.

Duhet kërkuar brenda Zeni.TV, se mund të ketë emra të tjerë të njohur që mund të duan të ikin.

-Po e provuam njëherë, bëmë një lajm që “Sonila Meço thotë “nuk rrihet më në këtë vend” dhe gjithë komentet ishin, “ik thyej qafën”.

Nuk pati asnjë njeri t’i thoshte rri mos ik.

Atëherë hapëm fjalë që Sonila e kishte fjalën që duhet ikur në Dardhë.

-Atëherë duhet të sakrifikojmë më shumë, tha Muli.

Ndoshta duhet të bëjë deklaratë Çim Peka, të thotë që po iki dhe unë.

-E bëjmë, tha Lelo, po kam frikë se në vend të dëshpërimit, ngjallet gëzim popullor.

Dhe po e harxhuam dhe atë gur s’kemi ku shkojmë më lart.

Se Zeni që është pronar, nuk ikën dot se është “non grata” gjithandej.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    hahaha iken Zeni iken ke p.. i mamit se Armina e ruan te vetin...

    1. Z
      Zina sallaksja hajdute muti

      Zeni tani nuk permbahet, se eshte dhender i ri. Ka mare Arminen?

      Lini një Përgjigje