Muli u zhgënjye shumë nga pedagogët.
Pasi Doktori i thirri në konsultime dhe u rekomandoi grevën e urisë si mjet për mposhtjen e regjimit të Edi Ramës, pedagogët pranuan.
Madje i dhanë fjalën Doktorit se nuk dilnin nga greva e urisë pa u rrëzuar Edi Rama.
Sot ai u njoh me kërkesën e pedagogëve, të cilët duan garanci për jetën që të hyjnë në grevë të urisë.
Kjo e bëri pak qesharake situatën.
Lelo nuk ja kishte dalë dot të censuronte lajmin në media dhe Muli u mërzit shumë.
-Si na shpëtoi ky lajmi, tha. Na prishi shumë punë.
-Nuk ke çfarë të bësh, tha Lelo.
Ata ja kanë thënë këtë mediave të qeverisë, se mendojnë se ato ja thonë Edi Ramës dhe ata duan garanci nga Edi Rama që nuk vdesin.
-Po si ka mundësi, tha Muli.
Këta duan të jenë dhe heronj, dhe të gjallë?
-Epo s’kanë faj, tha Lelo.
Këta kanë harruar që herojtë vdesin, se të gjithë këta qe janë të gjallë tani thonë kemi qenë heronj.
Meta për shembull del që ka qenë hero i heshtur në Sigurim.
Doktori ka qenë hero në Organizatën e Partisë, ti ke qenë hero në burgjet e UDB në Prizren dhe s’ke treguar shokët.
Albana Vokshi ka qenë heroinë kur punonte me Fatos Nanon dhe nuk flirtonte me asnjë socialist.
Ed Paloka ka qenë hero në një familje komuniste , atë qe kanë kryetar sindikate e dinë hero se ka punuar me Gazideden, por s’ka vrarë asnjë njeri, e kështu me radhë.
Dhe ata të shkretët s’kanë faj tani.
Mendojnë se të jesh hero duet të jesh i gjallë.
Ndaj duan garanci për jetën, ndryshe nuk bëhen heronj.
-Lere se na fëlliqën, tha Muli.
Këta pastaj përveç rrogës së Edi Ramës, kur të vijmë ne në pushtet do na kërkojnë dhe pension si heronj.
-Ndoshta atë se gëzojnë dot, se ne nga inati nuk vijmë fare në pushtet, tha Lelo.
Po na e lanë gjysëm këtë punën që nisën.
Gjikallat në koncert Quartet për kitarë lirë e dimadolë