Muli i zhgënjyer nga demokratët që fituan kundër Trumpit

9 Nëntor 2022, 20:13Antena TEMA

Sot Muli thirri Lelon në mëngjes për ta informuar për zgjedhjet në SHBA.

Meqë Muli nuk kupton shumë nga politika amerikane dhe Lelo ka shumë njohuri për ta, vendosi të konsultohej me të.

-Si dolën këta republikanët e Trumpit, tha Muli?

-Mirë dolën, tha Lelo. Jo aq mirë sa i prisnim, po mirë. 

-Po pse janë këto zgjedhjet në mes të mandatit, pyeti Muli?

Pse nuk i bëjnë njëherë e mirë?

-Janë pak a shumë si zgjedhjet e 6 marsit, i tha Lelo, që bëhen për të legjitimuar kundërshtarët politikë.

Ja për shembull këtë radhë e pësoi Trumpi.

Si të ta shpjegoj unë, Trumpit i kanë dal disa Alibasha aty, që nuk e respektojnë.

Është ai guvernatori i Floridës dhe ca të tjerë.

Atëherë Trumpi vendosi t’i kërcënojë dhe u tha se pa mua nuk merrni mandat.

Madje këtë të Floridës e kërcënoi dhe publikisht shumë rëndë.

D.m.th njësoj si Doktori, Lul Bashën.

Epo thanë të gjithë iku ky, pasi në Florida dhe Biden ka qenë i fortë.

Kur mbaroi votimi dje u pa që ai kishte fituar pastër edhe kundër Trumpit, dhe kundër Bidenit.

D.m.th kjo është sikur të fitonte Durrësin, Basha, më 6 mars, kur Doktori sulmoi atë Luan Hotin.

-Po pse nuk thua ti që Trumpi paska marrë fund, tha Muli!

-Jo, nuk ka marr fund, por nuk ka fuqinë e Doktorit.

Është më i dobët, tha Lelo.

Tek ne po të sulmoi Doktori brenda PD nuk fiton.

Po të sulmoi kur je me PS, fiton shumë.

-Po pra po, tha Muli, e kuptova. E çdo bëhet me këtë të Floridës tani?

-Tani ai mund të garojë dhe për president. Nuk i dihet.

-Qenka besëprerë, tha Muli.

-Po po, ashtu duket. Por Trumpi do organizojë disa Foltore në Florida, ta vërë para.

Ndryshe do ta ketë punën keq.

-Mirë, më thuaj ta ndihmojmë me sa mundemi, tha Muli, se degën e Floridës e kemi të fortë, se nuk ka ndikim Kokalari.

Të paktën të kemi ndonjë shpresë mos i heq “non gratën” Doktorit po fitoi.

Lini një Përgjigje