Muli thirri sot Lelon të diskutonte me të një plan që ka bërë për të shmangur përçarjen e opozitës.
-Kam një ide, i tha. Më thuaj si mund ta fusim në treg që të funksionojë.
Ne me këta të Lulit nuk bashkohemi dot.
As Doktori nuk i do, as ata nuk e duan.
Po shkoi puna kështu deri në zgjedhje, do dalim keq.
Kam një plan. Të përhapim idenë që pavarësisht përçarjes, kandidatët do jenë të përbashkët.
-Ide e mirë është, tha Lelo, por a do Ilir Metaj?
-Rëndësi ka të flasim deri para zgjedhjeve, tha Muli.
Pastaj do ulemi me Ilirin konkretisht dhe do ndajmë zonat.
-Po me këta të Lulit?
-Me këta nuk flasim hiç, por deri atëherë t’i detyrojmë të thonë që do dalim me kandidatë të përbashkët.
Duke thënë kështu, të gjithë e ndajnë mendjen që do jetë kandidat i përbashkët dhe bashkohemi.
Pastaj javën e fundit themi nuk desh Alibeaj dhe vazhdojmë punën vetëm me Metën.
-Ide e mirë është, tha Lelo. Besoj se funksionon.
Problem është vetëm Meta, se ai do 40 për qind zakonisht.
-Po ja japim, tha Muli, boll mos të dalim vetëm.
Rëndësi ka të biem dakord për emrin.
-Problemi është një ditë pas zgjedhjeve, tha Lelo.
Se kudo që kandidon ai do humbasim dhe do na akuzojë për tradhti.
Dhe hajt të pajtohesh deri në zgjedhjet parlamentare.
Se ai gjithmonë çmendet në zgjedhjet lokale.
Dhe me ne më 2011, dhe më Ramën më 2015.
Dhe nuk e merr më veten.
-Ta hedhim një herë këtë hall, pastaj deri atëherë shikojmë, tha Muli, se një gjë do bëhet, ose do shkojë në burg, ose në shtëpi.
Të hedhim hallin e radhës.
Ndaj duhet të vëmë këta deputetët e Lulit të thonë të gjithë do dalim me kandidatë të përbashkët.
Kjo na bën shumë punë.
Lini një Përgjigje