Muli kërkon kasetën e Ohrit kundër Albin Kurtit 

20 Qershor 2022, 18:20Antena TEMA

Muli kishte informacion të sigurtë nga analisti Qim Peka, pasi ky kishte dëgjuar në një kafene në Ohër, se si Edi Rama po betohej se do rrëzonte nga pushteti Albin Kurtin deri në shtator.

Sipas Pekës, Edi Rama nuk e kishte parë që Peka ishte një karrige më tutje dhe po fliste lirshëm.

Pas vizitës së Ramës në Prishtinë, Muli i kërkoi Pekës kasetën, pasi duhet ta jepte në Opinion tek Fevzo, i cili i ka Ramës dhe inatin që nuk e ka marrë në Ukrainë me vete.

Atëherë Peka i shpjegoi që në fakt nuk kishte qenë ky vetë, por një miku i tij nga Kosova , që e ka njohur një herë kur është ngjit në mal me Ilir Metën.

Muli këmbënguli të lidhej me të.

Pasi Peka foli, ai i shpjegoi se në fakt nuk ishte ai, por ja kishte thënë kamerieri i lokalit që shërbente kafe për Edi Ramën.

Pas kësaj, Muli u lidh me kamarierin e lokalit. 

Kamarieri i shpjegoi që ai e kishte dëgjuar këtë nga një burrë i shëndoshë me fytyrë ezmere, që ngjante si turqli, por që fliste shqip dhe e thërrisnin Kim.

Ai po i tregonte bashkëbiseduesit që Rama do me e rrëzu Kurtin deri në shtator.

Atëherë pas përpjekjesh, Muli zbuloi se bëhej fjala për Abdulaqim Mehmetin, i cili punon tek zeni.net.

-Të lutem më duhet ajo kaseta, i tha ,se do ta nxjerrim sot në Opinion.

-Jo bre çfarë kasete.

Unë po ja tregoja si skenar një shokut tim, pasi ma kishte tregu Qim Peka.

Pas një orë mundimi, Muli u kthye prapë tek Qim Peka.

-S'qenka gjë kjo punë, tha.

Na iku dhe ky Salianji, se ky i sajonte mirë këto audio-përgjimet.

3 Komente

  1. t
    tqin

    Zotrinjte Abdula-qi-m edhe Qi-m kane te perbashket zgjuarsine e tyre ,besnikerine ndaj saliut por edhe rrenjen e emrit te tyre.

    1. T
      Taipi

      E forte kjo ☺☺☺ "një burrë i shëndoshë me fytyrë ezmere, që ngjante si turqli, por që fliste shqip dhe e thërrisnin Kim"

      1. S
        Stape Pashi

        Oreeee, çfarë koinçidence është kjo që dy Qimët ( Qim Peka dhe ai Abdyla-Qimi tjetër) punojnë ne televizionin e Shkelzenit, qe nuk e ka emrin Qim, por që është më Qim se gjithë Qimët që ka sot Shqipëria! Ehhhhh, racë Qimësh!

        Lini një Përgjigje