Pas problemit që i hapi fotoja e një prezantuese moti me ish- zyrtarin e FBI, Muli thirri Lelon të konsultohej rreth prurjeve të reja në Foltore, nga prezantueset e motit.
-Me zonjën Karo kemi qëlluar në shenjë, tha Muli, pasi është prezantuesja e motit që ka bërë më shumë karrierë në PD dhe na ka nderuar.
Edhe kjo tjetra nuk është keq, por na prishi gjakun me këtë foton.
-Nuk ka faj, tha Lelo. Siç e sheh në foto, duket që kanë pirë pak dhe pastaj kanë dalë në foto.
Nuk na prish imazhin.
-Jo, nuk thashë që na prish imazhin. Përkundrazi.
Duket që partia jonë është bërë fiks për prezantuese moti.
Ndaj mendoj se duhet të bëjmë një përzgjedhje mes prezantuesve të tjera të motit që janë sot në treg.
Mendoj të bëjmë një konkurs madje.
Marrin prezantueset e motit në Top, në Klan, në ABC, në Vizion, në Zeni.net dhe ndonjë tjetër, dhe të shikojmë kush ka perspektivë.
-Ke të drejtë, tha Lelo. Diçka do dalë nga ato.
Janë shumë të motivuara.
Kur shikojnë që zonja Karo është ngjitur menjëherë kaq lart, motivohen dhe mund të angazhohen fort.
-Me ato fiton shumë pike, tha Muli, se njerëzit u besojnë atyre motin dhe binden çfarë thonë ato.
Kjo do të shërbejë që njerëzit të binden dhe kur ato të thonë se çfarë e ardhme e lumtur i pret me PD.
-Kjo është e vërtetë, tha Lelo.
Janë fytyra që ngjallin besim tek njerëzit.
Për këtë arsye këtë javë duhet të nxjerrim sa më shumë prezantuese moti të parashikojnë mitingun e 11 shkurtit si të suksesshëm, se Doktorin se besojnë më, pasi ai gjithmonë thotë “këtë radhë Edi Rama do iki”.
Po e thanë këto ndoshta e besojnë.
Lini një Përgjigje