Muli kërkon ndihmë nga Gimçja për të qetësuar Metën 

16 Gusht 2023, 20:45Antena TEMA

Pas deklaratës së sotme të Metës, ku foli se qeveria e ka mendjen tek betoni për kullat, Muli u mërzit shumë.

Kishte ditë që e priste me gjak të ngrirë këtë deklaratë.

Dhe më në fund ndodhi.

Thirri Gimçen që ta zbuste këtë situatë.

-Dikush nga ju duhet të takojë Ilirin, i tha, se e pashë që ishte bërë keq.

-Po mua më gjete ti o byrazer.

Se i thashë dhe Zenit, që i kam thënë Ramës, me atë nuk flitet.

Po ku merresh vesh me të o byrazer, sidomos tani.

Aman më qafsh mos më ço atje.

-Po një zgjidhje duhet ta gjejmë, çoi Shtufin ti thotë o vëlla, bashke i kemi të gjitha.

Nuk janë vetëm të Zenit.

-Po ça thua o byrazer. Ai me Shtufin e ka, se betonieren ka përmendur.

Vetëm të shkosh ta takosh ti vetë.

Se unë i thash Zenit, që më tha Rama, që më keni hap telashe, por më tha për medien e byrazer.

I thashë do flas unë me këta kryesorët dhe në rregull, por me këtë pjesën politike nuk merrem dot unë.

-Po sikur ti themi të mos e marri betonin tek Shtufi, ta marrim tek ai i Metës, si e ka, që është në Sauk?

-Po jo byrazer, se ke tek pazari ai. Ai e ka pse nuk ja kemi thënë më parë.

Tani ai shikon ëndrra me komplote, se si Rama i ka marrë Doktorin.

-Po çfarë të bëjmë që ta qetësojmë, tha Muli?

-Po jepini o një kat tek SHQUP, se ashtu qetësohet.

Ashtu e kupton që nuk do ndaheni kurrë.

Se po të ketë një kat tek SHQUP-i ka shpresë të marrë ndonjë kat tek kulla.

Ndryshe do t’u çmendë ai byrazer, ja thashë dhe Zenit këtë mbrëmë, se erdhi tek shtëpia për një gotë pas darke.

Lini një Përgjigje