Sot PD kishte organizuar një përkujtimore për Azemin, ku merrnin pjesë Ben Imami, Tritani dhe Genc Pollo.
Muli, i cili u bë entuziast për foltoren e sotme, thirri Lelon se si të shpërndanin sa më mirë mesazhin e kësaj mbrëmjeje.
-E kam menduar një fabulë të bukur, tha Lelo.
-Hë, i tha Muli.
-Kam krijuar një fabulë sikur Azemi ngrihet nga varri dhe shfaqet tek Foltorja.
Të parin që flet shikon Tritanin.
-Tritan, ti më ke përjashtuar nga PD, i thotë.
Mbaj mend që në janar të vitit 1997 si kryetar PD që ishe, mblodhe Këshillin Kombëtar dhe më largove.
Akoma qenke kryetar i PD ti plehër?
-Jo, i thotë Tritani, është Doktori kryetar.
Azemi shikon nga Doktori dhe e pyet.
-Akoma se keni marrë pushtetin nga 1998 që ika unë?
-E morëm një herë, po e humbëm prapë, thotë Doktori.
-Po ky Kuqua ça do në PD, pyet Saliun, duke parë nga Genc Pollo?
Se ti më the që ky është vegël e Fatos Nanos dhe punon pas krahëve.
-Ka reflektu, thotë Saliu. Nuk është më ai i asaj kohe.
Iku ca kohë, e provoi vetëm dhe erdhi prapë.
Pastaj Azemi shikon Ben Imamin.
-Po këtë gjeneralin e Komiteti të Shpëtimit, pse e mbani këtu?
Ky na kërcënoi se do vinte me tank nga Gjirokastra të na shtypte.
E bëri dhe ministër Fatos Nano sa isha unë.
-Edhe ky ka ndryshuar, thotë Doktori. Është njeri i balancuar.
Dy herë e ka bërë ministër Fatos Nano, dy herë e kam bërë unë. Tani është i balancuar.
-D.m.th. dhe ky qenka me PD, vetëm mua më paskeni përjashtuar.
-Jo, ty të respektojmë çdo 12 shtator, i thotë Doktori.
Vijnë të gjithë tek varri, vendosin lule. Nuk të shajmë më.
-Hë, si të duket, tha Lelo?
E bukur është, që të shpjegojmë dhe reformimin e PD.
-Jo, se mund të ngjallet vërtet ai, tha Muli, po të dëgjojë këto. Dhe ku të futemi pastaj.
Lini një Përgjigje