Muli kërkon nga Lelo të lidhen me hakerat iranianë 

20 Korrik 2022, 18:56Antena TEMA

Pas lajmeve se pas sulmit kibernetikë qëndrojnë hakerat e Iranit, Muli thirri me urgjencë Lelon në takim për të vendosur lidhje me ta.

-Na duhet urgjent të vendosim lidhje me ta, tha Muli.

Si mund t’ia gjejmë anën?

-T’u shkruajmë një here, tha Lelo, po varet se çdo t’u kërkojmë.

-Na duhet emali i Edi Ramës, të shikojmë se çfarë korrespodence ka me Lul Bashën.

Ata me siguri i dinë të gjitha.

-Pak e vështirë më duket,- tha Lelo.

Mund t’i kenë, por duan shumë lekë.

-Më ka thënë ai burri të kërkojnë sa të duan.

Na duhet me çdo kusht.

-Po ja ta mendojmë një fabulë si mund të bëjmë sikur i kemi, tha Lelo, se për të pasur s’kemi për t’i pas kurrë.

Bëjmë një provë të parë.

Botojmë disa email-e të shkëmbyera mes tyre ku të provojmë që Edi Rama e paguan Lul Bashën, por ai nuk i ndan lekët me gjithë deputetët, por i mban për vete dhe i jep vetëm Enkeledit, Joridës dhe Gaz Bardhit.

-Kjo qenka e bukur, tha Muli.

Duhet të shtojmë dhe ndonjë emër tjetër dhe të shkruajmë që këtyre të tjerëve ka dhënë porosi Edi Rama mos t’u jepet asnjë lek.

-Po shumë mire, ma bë një listë, i tha Lelo. 

-Ta bëj unë se kam folur me disa prej tyre, kamë pirë ca kafe dhe po i përpunoj të kthehen tek ne në shtator.

Kjo do na bënte shumë punë.

Pastaj pas kësaj nisim botimin e dytë, ku Rama i thotë Lulit, “këtë Salianjin ta fusim në burg apo vetëm ta trembim.”

-Në burg qenin, thotë Luli.

Kjo ka për të tërbuar Salianjin dhe do bëhet fort me Doktorin.

Merr dhe Gridën ai me vete.

-Shumë mire, tha Muli.

Ma fut pak dhe këtë të Lushnjës që bën shaka.

Të thotë Ed Rama “më duket si Erion Braçe, se duroj dot”.

-Po dhe kjo bën punë, tha Lelo. E fus dhe këtë.

-Shifi ngacmoi këta të lëkundurit të gjithë të shikojmë si reagojnë.

-Po mos na arrestojnë për cenim të sigurisë kombëtare, tha Lelo.

-Nuk lë njeri Doktori të arrestohet nga të vetët.

Nuk është Ed Rama ai. Mos ça kokë.

Lini një Përgjigje