Muli kërkon nga Meta të dekoroj heroin e PD në ngjarjen e Elbasanit 

1 Korrik 2022, 20:23Antena TEMA

Pas mbrojtjes publike që Doktori i bëri vrasësit të Xhuvanit në Elbasan vitin e kaluar, Muli vendosi t’i kërkojë Metës sot dekorimin e tij si hero i demokracise.

Në letrën përcjellëse thuhet:

“I nderuar zoti president!

Në karrierën tuaj pesëvjeçare ju do të mbaheni mend si presidenti rekord i dekoratave.

Mijëra shqiptarë janë bërë të lumtur prej teje, për shkak të dekoratave që kanë marrë.

Para se ti të vije në Presidencë, dekoratat ishin monopol vetëm i njerëzve të njohur të Shqipërisë, i atyre që ishin të njohur publikisht për arritjet e tyre.

Por ti e ndryshove këtë dimension dhe i demokratizove dekoratat.

Për herë të parë “Urdhërin e Skënderbeut”, e morën dhe pronarë restorantesh që ti i kishe zbuluar vetë, parukiere, masazhatore, sportistë të kategorive të dyta dhe të treat, të njohur në lagjet e tyre, dhe njerëz te zakonshëm që ti i njihje në udhëtimet e tua të shpeshta nëpër Shqipëri, në kërkim të popullit të 2 marsit.

Mos të them pastaj për titullin “Mjeshtër i madh”, që e ka marrë çdo shqiptar që të ka njohur ty.

Tani që kauza jonë të ketë kuptim, ne duhet të mbrojmë dhe lartësojmë heronjtë tanë.

Heroi jonë i vërtetë është ai që ka luftuar me grykën e pushkës për të fituar më 25 prill.

Është ai që i tregoi vendin “besëprerit” të LSI në Elbasan dhe që e lau me gjak dhe lavdi betejën tonë.

Siç e përmendi dhe Doktori, ai është heroi i vërtetë, kurse vrasësit e vërtetë janë ata që janë vrarë.

Prandaj do të ishte në nderin tënd dhe opozitës që kërkon të shpëtojë Shqipërinë, që ta lartësojmë figurën e tij dhe ta kthejmë në simbol të revolucionit që do të nisë më 7 korrik.

Në pritje të dekorimit nga ana e juaj, ju premtojmë se kjo do na e rrisë dhe forcojë Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë”.

Lini një Përgjigje