Muli kërkon një fabulë kundër amnistisë fiskale 

15 Korrik 2022, 20:34Antena TEMA

Për ta bërë më të besueshme betejën kundër aminsitisë fiskale, Muli thirri Lelon të ndërtonin një fabulë kundër saj.

-Duhet tua shpegojmë demokratëve pse nuk duhet bërë kjo, tha Muli.

Problemi është se Rama thotë që e duan 60 për qind e shqiptarëve, pra e duan dhe socialist, dhe disa demokratë.

Duhet ta gjejmë një fabulë si t’ua mbushim mendjen që nuk duhet.

-Patjetër, e kam menduar, tha Lelo.

Duhet të përhapim fjalë që Edi Rama ka persekutuar demokratët në këtë amnisti.

Ai ka përjashtuar nga amnistia zyrtarët dhe ish- zyrtarët.

D.m.th kushdo që ka qenë në punë shteti, nuk deklaron dot lekë.

Kjo bëhet që të dëmtohen demokratët dhe të mos deklarojnë lekët. 

Kurse këta socialistët vërtet janë të kufizuar, por këta Rama i lejon të deklarojnë në mënyra të tjera.

-Kjo është ide e mire, tha Muli.

Kjo dhe ngjit, pasi themi që Edi Rama kërkon të na nxjerrë jashtë loje me paratë e sjellja nga Evropa.

-Po. Unë them të krijojmë një fabulë, ku të krahasojmë çfarë heq një demokrat për të fshehur lekët dhe çfarë përftimesh ka një socialist.

Demokratët shtëpitë i mbajnë në emra të tjerë, bizneset në emra të tjerë, dhe rrezikojnë t’ua marrin të tjerët, kurse socialistët fusin ca para nga jashtë në emër të kushërinjve dhe pastaj i kthejnë në biznes.

-Lere se e kam heq vet në kurriz këtë gjë, tha Muli.

E di sa e poshtër është. Atëherë të punojmë në këtë drejtim.

Ta godasim amnistinë si luftë financiare ndaj demokratëve.

-Patjetër, tha Lelo. Demokratët kanë 9 vjet në opozitë e si legalizojnë dot lekët, këta dashkan t’i legalizojnë pa ik nga pushteti.

1 Komente

  1. M
    Mariana

    Nuk e di MULI kuptimin e fjales "FABUL"

    Lini një Përgjigje