Ditët e fundit zonja Kokpalari është bërë sërish agresive dhje ka bërë një sërë sulmesh ndaj Belos.
Kjo e ka mërzitur Mulin, i cili mendoi se e mbylli këtë sherr.
Thirri Lelon për ta pyetur si mund ta ndihmojmë Belon.
-Nuk besoj se ka ndonjë problem Belo.
Problemi është si të qetësojmë zonjën Kokpalari, tha Lelo.
E kam menduar një fabul.
-Duhet ta ndalojmë, se po na dominon lajmet për Doktorin.
-Faji këtë radhë nuk është i Belos, por i zonjës Karo.
Zonja Karo ka tërhequr shumë vëmendjen me intervistën e saj dhe nuk ka vlerësuar rolin e zonjës Kokpalari në mbështetjen për Doktorin.
Madje ajo e shpjegon gjithë historinë vetëm me faktin që ja njeh kapacitetet Fevzos, dhe ai e ka çuar tek Doktori dhe kjo pastaj i ka dhënë fitoren.
S’ka faj Kokaplari që shpërthen pastaj.
-Po ça ti bëjmë zonjës Karo ne, tha Muli.
Ajo parashikuese moti ka qenë.
Tani mendon se PD është si puna e motit, dhe ajo e reciton.
-Po ky është problem, tha Lelo.
Ajo ka shprehur konsideratën e saj për Doktorin, duke thënë mua më prezantoi Doktori dhe gratë e PD mbyllën gojën.
Kjo në fakt ua ka hap gojën të gjithave.
Pse atë e prezanton Doktori dhe pse të tjerat nuk i prezanton.
Për kaq merr flakë PD.
-Po s’i mendon ta zgjidhim, tha Muli?
-Unë mendoj ka dy mënyra.
E para, është që zonjën Kokpalari ta bindim të thotë që atë e ka promovuar Fevzo që kur ishte në ATSH më 95 dhe i ka thënë “ik në SHBA se do ti duhesh Doktorit pas 25 vjetësh”.
Me këtë deklaratë ajo barazohet dhe ja kalon zonjës Karo në raport me Fevzon, pasi del që e ka njohur më parë.
Fevzo nuk thotë gjë kurrë për këto detaje, madje dhe mund ta besojë që ja ka thënë.
Nëse zonja Kokpalari nuk e pranon këtë, atëherë duhet të bindim Doktorin që të thotë se u gëzova shumë kur zonja Kokpalari më rekomandoi të prezantoja zonjën Karo, se ndryshe do ta vriste Jozefina.
Kështu zgjidhim shumë probleme.
-Kjo e dyta qenka më e bukur, por më e vështirë, tha Muli.
Duhet provuar një herë e para.
Melo,belo,muli,karo,bolja dhipi leshi etj etj etj.po poooo qiky asht fillimi I lufts kundra rams ,ju them un jue.
Me vjen shume keq per znj. Kokakari. Eshte nga familje e mire. Pe Korce bashke me Polenet. Jane te mire per fshirje bythe.