Muli kërkon personat e tjerë “ a non grata” në listën angleze 

24 Korrik 2022, 20:47Antena TEMA

Pas pranimit nga ana e Doktorit të prezencës së tij në listën e persoanve “a non grata” në Britani të Madhe për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar në Shqipëri, Muli është i shqetësuar, pasi sipas informacioneve të tij, lista ka 26 persona. 
Ndër këta janë dhe personat e tjerë “a non grata” të listës amerikane, por duket se ka disa të rinj të lidhur me Doktorin. 
Shqetësimi i Mulit u rrit, pasi Doktori e thirri dhe e pyeti nëse e mban mend kur ka qenë ministër, nëse ishte ndaluar në Angli ai djali që theu derën e PD tek SHQUPI në Dhjetor. 
Muli u mendua pak dhe tha do pyes se nuk e mbaj mend. 
-Lere mos pyet,- tha Doktori i shqetësuar. 
Po ata të tjerët që ishin në listë me të që janë kapur në Francë, i njeh. 
-Po Doktor janë çunat tanë. 
-Mirë e kuptova,- tha i dëshpëruar. 
Aty Muli e ndjeu se situata nuk është mirë. 
Dmth këta po ua presin riskun dh çunave të Londrës që janë me Doktorin.  
Nuk donte ta mërziste më shumë Doktorin dhe vetëm e pyeti për Zenin. 
-Doktor, po këta shokët e Zenit, kanë ndonjë problem, me Anglinë. Se kanë dhe tokat në emër të tyre. 
-Nuk e di tha, si i përhumbur. Po betejë është kjo, do t'ia dalim. S'ka burrë të na prek një pëllëmbë tokë në trojet tona. Dhe u ngrit në këmbë i vendosur. 
-Do t'i shkatërroj- tha. Kanë për të parë. 

2 Komente

  1. I
    Ilir Kokelopa

    Hahaha I madh

    1. l
      labi

      TE gjitha qe shkruani jane vetem pralla me mbret iliri saliu dhe familja etij rrojne si mbreter dhe nuk u ka hyre nje gjemb o mbyllni gojen ,o i coni ne gjyq une personalisht dua nje gje tu kthehen parate e vjedhura popullit dhe te administrohen per arsimin Shqiperia me kete korrupsion do kthehet ne shtet afrikan dhe jo europian

      Lini një Përgjigje