Muli kërkon që Doktori të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së negociatave 

16 Korrik 2022, 20:00Antena TEMA

Pas vendimit të Maqedonisë së Veriut që pranon kushtet e Bullgarisë për hapjen e negociatave duket se këto dy javë procesi ka për të përfunduar. 
I dëshpëruar Muli thirri Lelon se çfarë mund të bëhet që të protestohet atë ditë. 
-Na duhet një fabul, tha Lelo. Për shembull. këshilltari Henz të ftojë Doktorin në ceremoninë e çeljes së negociatave në emër të Merkelit. 
Natyrisht ata nuk do t'ia njohin ftesën dhe do ta refuzojnë. Doktori të bëjë sikur nuk di gjë që e kanë refuzuar dhe të niset. Kur t'ia komunikojnë zyrtarisht atëhere ne të revoltohemi dhe të dalim në shesh kundër Jorida Tabakut, që ka bllokuar Doktorin të shkojë në Bruksel. 
-Kjo qenka ide e mirë tha Muli. Atëherë ta bëjmë gati ftesën e këshilltarit Henz. 
-Po ta takojmë një herë këtë këshilltarin,- tha Lelo se nuk e kam takuar asnjëherë që kur kam filluar punë. 
-Është në ilegalitet tha Muli. Na ka lënë fushë të lirë të shkruajmë ç'të duam në emër të tij. 
Atëherë Lelo ja nisi punës.  
-”I nderuar President Sali Berisha. Në ditën e çeljes së negociatave Shqipëri BE, në emër të kancelares Merkel, ju ftoj të jeni prezent në sallë për të nderuar aktivitetin tuaj për hapjen e negociatave duke paralajmëruar rrezikun e madh që ka për Shqipërinë kjo situatë. 
Për hollësi të mëtejshme do të komunikojmë me zonjën Tabaku në Partine Demokratike. 
Për kancelaren Mekrel, këshilltari Henz.” 
Muli e lexoi me një frymë. 
-Po pse ta bëjmë të rëndësishme këtë Tabakun tha. 
-Po na duhet konflikti tha Lelo, që të themi atë e urdhëroi Edi Rama të mos lejojë Doktorin. 
-Shumë mirë tha Muli. Pas kësaj po përgatisim mitingun për atë ditë t'ia prishim festën. Dyfish më shumë ka për të pasur se sa kundër SHBA. Ta shikojë Evropa a bën dot pa Doktorin. 
 

Lini një Përgjigje