Muli kërkon që mitingu 6 dhjetorit të bëhet tek Gjykata e Tiranës 

21 Nëntor 2022, 19:24Antena TEMA

Pas vendimit për të zhvilluar mitingun e 6 dhjetorit, Mulit i duhet të bëjë kërkesën në polici, për vendin e mitingut kundër BE.

Duke u konsultuar me Lelon për këtë çështje, ai mori disa propozime.

Lelo tha se nderi e donte që mitngu të bëhej para Kuvendit.

-Nuk besoj se na lënë, tha Muli, se do vendosin kornizë sigurie.

E di unë se kam qenë ministër vet.

Do na çojnë tek Zogu i Zi.

Ndaj është më mirë të kërkojmë vet një vend të pranueshëm.

-Po ta kërkojmë tek aneksi i Air Albania, tha Lelo, se është dhe Ambasada amerikane afër.

Me këtë rast e kemi protestën dhe me ata.

-Nuk besoj të na lënë, tha Muli, se do flenë tek stadiumi ata dhe është punë sigurie.

Dhe po e kërkuam aty na çojnë në Sauk.

-Po mire, ta kërkojmë tek “Stacioni i Trenit”, tha Lelo, se bulevard i bie të jetë dhe aty.

-Jo, se na çojnë në Zog të Zi, se u duket afër, tha Muli.

Por kam një ide. Unë them ta kërkojmë tek Gjykata e Tiranës.

Atë ditë është dhe vendimi për vulën e PD dhe të jemi një rrugë e dy punë.

Bëjmë sikur e kemi me BE dhe në fakt terrorizojmë dhe ata gjyqtarët.

-Kjo është ide e mire, tha Lelo.

Të paktën justifikojmë dhe pjesmarrjen, se aty është shesh i vogël.

Hedhim dhe parullat tona: 

“Larg duart nga PD”, 

“BE, BE, zbo Ramën se na ke ne”, 

Dhe kryeparullën 

“S’pyesim SHBA, 

S’pyesim Anglinë, 

Ne kemi Doktorin, 

kemi Shqipërinë”. 

Kjo do t’i tërbojë këta amerikanët dhe anglezët dhe do t’iu bëjë qejfin evropianëve.

Me siguri do vijnë të na përshëndesin.

-Atëherë u vendos, tha Muli.

Po bëj kërkesën që mitingu të bëhet pranë Gjykatës së Tiranës.

Le të guxojnë ta kruajnë me ne pastaj.

Lini një Përgjigje