Muli kërkon të shmangë keqkuptimet me protestën e Metaj

6 Shtator 2022, 20:06Antena TEMA

Pasi Ilir Metaj shpalli se do të bëjë protestën e parë më 13 shtator tek inceneratori i Tiranës, Muli u vu në siklet dhe nuk bëri një mbështetje publike për të.

Në fakt, mbështetjen duhet ta bëjë Doktori me një status i cili pritet në orët në vazhdim.

Lelo, i cili u shqetësua nga kjo mungesë koordinimi e opozitës, i kërkoi Mulit të gjente arsye të forta pse nuk u shpreh.

-Me thënë të drejtën ka zgjedhur datë të keqe, tha Muli.

13 shtatori është dita e parë e sulmit të PD mbi qeverinë më 1998.

Më 12 shtator na vranë Azemin, më 13 shtator sulmuan paradite Kryeministrinë dhe dogjëm makinën e Ben Imamit dhe Paskal Milos.

Më 14 shtator pastaj morëm gjithë godinën.

Tani ky na ka vjedhur datat.

Këto janë datat e revolucionit tonë.

Madje më 13 shtator kemi dhe një dëshmor të vrarë nga radhët tona, nga një plumb qorr.

Për këtë arsye nuk e mbështes dot, se më thonë demokratët ky mirë që na mori datat e revolucionit, por do t’i shkojmë dhe pas.

-Po mire, ju caktojeni më 14 shtator, tha Lelo.

-Më 14 bie ters, pasi na duhet patjetër një dëshmor.

E vetmja shpresë është të vritet dikush më 13, që më 14 të kemi arsye dhe për të shkuar në Sharrë, dhe për të nisur revolucionin.

-A kjo është punë me zarar, tha Lelo.

Nuk të jap dot këshilla për këtë.

-Jo jo, për këtë s’ka nevojë për këshilla as Doktori, as Metaj.

Thjesht nuk di a e kanë vendosur, se zgjidhen vetë këto punë.

Është e vetmja gjë që mund të na bashkojë më 14.

Ndryshe do vuajmë gjatë këtë përçarje.

Lini një Përgjigje