Muli komenton shanset e renditjes në fletën e votimit 

13 Prill 2023, 19:21Antena TEMA

Sot, pasi u hodh shorti për renditjen në fletën e votimit, ngjau një surprizë.

Partia e Ilir Metës  fitoi numrin 1, pra të parin e listës, që e ka patur dhe në zgjedhjet e shkuara.

Brenda asaj partie është dhe Foltorja dhe Vangjel Dulja.

-Më duket ogur i mirë, tha Muli.

Do të jemi të parët në listën e votimit, të parët në rezultat.

-Kam frikë se është më keq, tha Lelo.

Sa hapin fletën e votimit, shikojnë Ilir Metën dhe vazhdojnë poshtë e votojnë tek nr. 9, që është PD.

-Po Doktori e ka bërë të qartë atë, që është votë për Edi Ramën, tha Muli.

-Kam frikë se dhe Doktori mund të ngatërrohet vetë, se moshë e madhe është.

Shikon PD dhe voton.

Ndryshon puna tek Belo, me atë nuk ngatërrohen.

Po me PD mund të ngatërrohen.

-Unë mendoj se është shans që ne jemi nr. 1 dhe Edi Rama është numri 2, tha Muli.

-Edi Rama ka qenë numri 2 dhe më 2013, tha Lelo.

Fitoi me 1 milionë vota.

Nuk duhet t'ia kujtojmë që e ka shans atë numër.

Plus bëri dhe atë logon me dy gishta lartë, si PD.

-Po e bëri prapë do ta padisim, tha Muli. Është simboli ynë.

-Lëre se i humbasim gjithnjë këto gjyqet për vula e simbole, tha Lelo.

Më mirë mos ta ngacmojmë fare.

Të merremi me fletën e votimit për candidate, se kjo e partive kot e kot do ikin votat.

1 Komente

  1. t
    tata luigji

    O zot sa kam qeshe dhe po vazhdoj, jeni fantastik ju dua fort ju ndihmofte zoti Mero Baze je legjenda e penes

    Lini një Përgjigje