Pas sulmeve të Humoristit Deda ndaj kandidatëve për bashki të Tiranës në primare, Muli vendosi të bëj një konsultë me Lelon, për arsyet e sulmit.
-Meqë është sulmi i parë, duhet të bëjmë kujdes, tha Muli. Se tek partia jonë, këto merren si mesazhe nga lart.
-E kuptoj tha Lelo, por ky është vetë kandidat. Të paktën kështu ka thënë.
-Nuk ka rëndësi tha Muli. Ai ka shok Zenin. Hapet fjalë që e ka vënë Zeni t'i sulmojë dhe krijohet rrëmujë. Se deri tani kjo parti di vetëm cilat shenja jep Doktori për atë që do. Nuk është mësuar me shenjat e Zenit. Varet si i ka Zeni shenjat.
-Kjo e komplikon çështjen tha Lelo. Tani duhet ta ndajmë këtë punë. Të flasim me Doktorin dhe ti themi, A i vendos ti apo Zeni kandidatët?
-Mos e bëj atë gafë. Se nga kjo gjë e kanë hëngër shumica. Sekreti i Doktorit është që ti duhet ta dish vetë kë do Doktori, jo të ta thotë ai. Po ja bëre këtë pyetje të heq vizën.
-Po mirë atëhere të peytsim Zenin se mos nuk i ka huqet e babait, tha Lelo. Dhe nga ai kuptojmë kë do babai.
-Vështirë është të flasë dhe ai, tha Muli. Se dhe ia bën si i paanshëm në këtë histori. Por duhet të bëjmë kujdes. Të shikojmë kur të shpallë kandidaturën ky humoristi. Po reagoi Doktori, atëherë është me këtë.
-Po ai reagoi dhe për Belon.
-Po atë e bëri se reagoi Meta, s'mund ta linte vetëm. Se dukej keq si kandidaturë e Metës. Duhet parë si reagon për këtë. Se akuzat e këtij ishin të rënda. I kishte caktuar komplotistë.
Po Meta mund të jetë dhe me Bogdanin se dhëndër LSI e ka.
-Ndaj duhet të presim, tha Muli. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj këtyre sulmeve, të kuptojmë nëse janë porosi të Doktorit apo të Zenit.
-Dakord tha Lelo. Me sa shof duhet të shkruaj dhe një poezi “Silueta e Zenit”. Ta sjell nesër.
Lini një Përgjigje