Sot në mbasdite Muli thirri Lelon i shqetësuar.
-AI aktori, si e ka ai Fuga tjetër, tha, paska bërë një pisllëk të madh.
Ka pranuar ndihmën e shtetit për t’u shëruar.
-Jo ore, tha Lelo. Po kjo qenka skandal.
Të kam thënë nuk u duhen zënë besë këtyre Fugave.
-Nuk e kuptoj si mund ta bëjë këtë, tha Muli.
Gruaja doli kërkoi lekë publikisht, ne i premtuam që do ta ndihmonim, del qeveria i jep lekët dhe ai merr lekët e qeverisë. Po kjo është skandal.
-Shumë skandal është, tha Lelo. Duhet ta denoncojmë.
Ti themi kësaj Sonilës ta godasë fort.
Si mund të pranojë një opozitar dhe intelektual lekë nga qeveria e krimit.
Më mirë vdes me nder se të mbijetosh me turp.
-Duhet të përqendrohemi tek fakti se gjeste të tilla ulin shumë moralin e opozitës, pasi krijojnë idenë që opozitën mund ta blesh me lekë ilaçesh.
-Kjo është e vërtetë, tha Lelo.
Por më e rënda nuk është kjo.
Më e rënda shtë që ai na dogji kauzën e këtij muaji.
Mund ta shtynim gjithë muajin nëse ai nuk i merrte ato lekë.
Lere pastaj sikur të ndëronte jete.
Kishim varrimin madhështor, pastaj të shtatat, të dyzetat e me radhë.
Do ishte një betejë opozitare e pashoqe.
-Skandal i madh, tha Muli. Lere se na shkatërroi. Duhet ta godasim fort.
Kush jane keta njerez, vetem shoke nuk jane,sepse fondi qe i dha shteti ne menyre urgjente duhet vleresiar. Te shkuara dhe dalesh nga operaccioni faqebardhe. Si gjithmon Qeveria eshte e vemendeshme per keto raste dhe nga ana jone do vleresuar. Keshtu te vemendeshem, te jeni gjithmon, se keshtuuJu shpetoni jete njerzish!! Te rrosh sa malet Edi Rama, me ate shpirtin e madh qe ke! Me respekt