Muli kurioz për “Agimin e ri” të Ilir Metës

25 Korrik 2022, 18:35Antena TEMA


Muli u bë shumë kurioz sot për “Agimin e ri” të Ilir Metës që duket që do jetë emri i partisë së re të tij që do ngrihet mbi gërmadhat e LSI. 
Thirri Lelon mos kuptonte gjë nga kjo histori. 
-Çfarë do të thotë ky me këtë “Agim i ri” tha Muli. 
-Po me sa duket do me imitu Ramën me Rilindjen. Meqë emrin Rilindje ja kë zënë Rama, ka gjetur këtë “Agimin e ri”, d.m.th. një lloj lindje e ditës së re. Kështu më duket. Se ai me Ramën e ka garën. E tha dhe vetë. Me Doktorin nuk është në garë. 
-D.m.th. ky do me mbyllë LSI dhe do të zgjohet në “Agimin e ri”, tha Muli. 
-Pak a shumë kështu, tha Lelo. 
-Nuk më duke bindëse, tha Muli. Do jetë ndonjë frymëzim tjetër. 
-Frymëzim tjetër është “Agim i Artë” i Greqisë. Se dhe aty nderoi si fashist. D.m.th. do të krijojë idenë që tani LSi nuk është më parti e ekstremit majtë, por parti e ekstremit të djathtë. 
-A kjo mund të jetë më e besueshme,- tha Muli. Se e shikoj që ka dhe qëndrime të forta nacionaliste, mbështet Sazan Gurin dhe Eleni Kocaqin, si zbulues të rrënjëve shqiptare dhe do t'i kthejë Greqisë Kryqin e Artë të nderit që i kanë dhënë për shërbime ndaj Greqisë. 
-Dhe kjo duket se është një motiv, tha Lelo. 
Por ne po supozojmë shumë gjëra. Nuk besoj se Meta ka kaq shumë fantazi. Unë e pyeta pak me takt sot, dhe i thashë si e ke idenë e “Agimit të ri? 
Më tha gjithçka e kam mbështetur tek Agim Nesho, ose Gimi i Puros siç thonë. Ai do jetë Agimi ynë i ri drejt pushtetit, se ka dhe mbështetje të SHBA, dhe Britanisë së Madhe dhe Kinës e Rusisë se ka ca lidhje të vjetra. 
-Ah po pse s'na e the që në fillim se në trembe kot tha Muli. Për këtë Agim e paska. Lere se u sqarova. 
 

2 Komente

  1. G
    Gimi Gagashi

    Agim Nesho nje histori e vertete ....Na vjen mesuese nje fare Tana Nesho grua e sekretarit te partise PPSH te rrethit Berat shoku Gaqo Nesho dhe dhe shoqja Tana mesuese dhe nedrejtoresh e shkolles kjo pise femer nuk zhvillonte mesime por vetem fliste dy ore per Agim Nesho ( ne mos gabohem kishte dy djeme) Na cante bythen Gimi Gimi Gimi dhe nje nxenese e pyete ne cilen shkolle dhe cfare klase eshte Gimi ishim femije nuk dinim rendesin e pushtetit ..... Tana pergjigjet Gimi jetone ne Tirane dhe do behet dipllomat nuk preferone Gimi shkolla te tilla kaluan vite jeta vazhdoje kur pa pritur shikoje ne tv kazane te mbremjes Gimi Gagashin i thoshin ambasadore dhe Gagashi ishte bere vertete ambasadore me vone lexova qe Gimi Gagashi paskesh qene nipi i Hysni Kapo dhe djali teze me Andi Bushati puuuuuu rrace e qelbur bastarde qe e keni mbytur kete vende ju shkaperdhesha te vdekurit

    1. A
      Arjani

      Dy.muajt ne vijim Antena do vijoje me historite dhe bemat e Gimit te Puros. Aman Mero na trego ate historine e atij mikut te Gimit i cili kishte nje komshi hidraulik dhe kishte shkuar te rregullonte grupin e dushit te nje shoku klase i cili ishte kusheri i trete me komshiun e Joe Baiden

      Lini një Përgjigje