Muli më në fund emërohet pedagog 

13 Maj 2024, 20:29Antena TEMA

Muli më në fund mori lajmin e madh se do të jetë pedagog në Shkollën Politike të PD.

Siç bëhet e ditur në media, ai do të japë leksione për format e protestës, kuadrin ligjor dhe rastet studimore. 

Thirri Lelon të konsultohej për këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së tij. 

-Më kanë caktuar tre pika, tha.

Për pikën e parë jam dakord se format e protestës, siç ka thënë ai burri, janë një dhe vetëm një, protesta të përditshme, revolucion i pandërprerë. 

Për kuadrin ligjor po ashtu jam i qartë, se ne nuk marrim kurrë leje si parti. 

Kjo pika e tretë më ka futur në konfuzion.

Çdo të thotë raste studimore për protestat. 

-Kjo, i tha, Lelo ka të bëjë me ndonjë protestë të suksesshme, ose të dështuar, që shërben si rast studimi pse dështuam apo pse patëm sukses.

Mirë është të kesh dy raste, një pozitiv, dhe një negative, dhe të shpjegosh shkaqet. 

-Qenka problem, tha Muli. Ta mendoj një herë. 

Rast pozitiv janë protestat për Doktorin.

Çdo ditë për muaj të tërë njerëzit mblidhen tek “Rrugica e Shpresës”.

Mendoj që është rast studimor se si aty mblidhen gjithë njerëzit më të zgjuar të Shqipërisë që thonë gjëra për të cilat nuk i shkon askujt në mendje. 

Po ashtu mendoj se është rast studimor dhe vet Doktori që çdo natë mban nga një fjalim. 

Unë mund të flas pa fund për mënyrën e organizimit dhe se si ua vendos grafikun këtyre drejtuesve të partisë si më fshihen, si më bishtojnë. Si i detyroj të shkojnë aty. 

-Shumë mire, tha Lelo, ja kjo duhet. Por gjej dhje ndonjë rast negativ. 

-Rast negativ vetëm protestat e Lul Bashës.

Ai na detyronte të mblidhnim mijëra vet dhe në fund këndonte hymnin.

Kaq donin njerëzit, e mërziteshin, nuk vinin më se ai nuk dinte ta këndonte. 

-Po shumë mire, tha Lelo, përmendi të dyja këot rastet.

Me siguri që të rinjtë e Forumit do ngelen gojëhapur dhe do kenë ţë mësojnë.

Vetëm mos u jep shumë detaje si i sjell molotovët ku i fusin etj., se mund të tremben e nuk të vijnë më as për leksion e jo më për protestë. 

Lini një Përgjigje