Muli mendon Top Channel-in e zuri mallkimi i Foltores 

27 Mars 2023, 20:05Antena TEMA

Muli thirri Lelon sot të disktutonin mbi qëndrimin që duhet të mbanin ndaj sulmit mbi Top Channel.

-Me thënë të drejtën ata e meritojnë dhe më keq se kaq, tha Muli, por duhet të jemi të kujdesshëm.

Mendo për shembull sikur të kishin qëlluar sapo të dilte Karmina nga emisioni.

Mund të kishin bërë gjëmën.

-Mendoj se duhet të përqendrohemi tek vdekja e rojes, tha Lelo, dhe fakti që kishte 50 lekë në xhep.

Kjo na tregon dhe humanë, dhe mbrojmë shtresat në nevojë.

Por dhe e godet Topin, se do thonë njerëzit, ata kanë miliona dhe roja s’ka lekë në xhep.

-Roja është i policisë private, tha Muli, por s’ka rëndësi.

Ne do themi i Topit.

Këtu duhet ta mbajmë se ne jemi parti e vegjëlisë, jo e të pasurve.

-Duhet të themi dhe ndonjë gjë për motivin e sulmit, tha Lelo.

Të themi që e ka bërë qeveria.

-Nuk themi dot, tha Muli, se kemi thënë që televizioni më opozitar është Zeni.TV dhe nëse qeveria sulmon me armë, sulmon godinën e Zeni.TV.

Por nuk ua mban se është pronë e Ilir Metës.

Kurse Topi kemi thënë që është me qeverinë dhe i bie ta ketë sulmu opozita.

Ndaj mos ta hapim fare si temë këtë.

-Këtu ke të drejtë, tha Lelo.

Po duhet të gjejmë ndonjë motiv se po na ngeli vetëm roja, do thonë pastaj është vrarë roja për hasmëri dhe do na e ngjisin ne veriorëve.

-Unë mendoj se Topin e ka zënë mallkimi i Foltores, tha Muli.

Ky është motivi real. Atë formal le ta gjejë policia.

Ne duhet të merremi vetëm me viktimën që ishte fukara, për të treguar si i ka katandis Edi Rama shqiptarët

1 Komente

  1. H
    Hana

    Mallkimi i Foltores i ka zene te gjithe shqiptaret qe kane ngelur ne Shqiperi, Kosove dhe Mal te Zi! Si mor nuk e sulmuan Gjykaten e Apelit qe ia hoqen vulen legjendarit te Vicidolit , Sali Sheqere Vuk Berishes?!

    Lini një Përgjigje