Pas vendimit për përjashtimin dhjetë ditë nga Kuvendi, Muli u ndje i lehtësuar.
Thirri Lelon për kafe, për të diskutuar për organizmin e revolucionit të enjten.
-Më shpëtoi kjo Lindita, tha Muli.
Tani t’i fryjë ai Bylykbashi bilbilit, se mi lënë mua gjithë punët e vështira.
-Ka anën e mirë kjo gjë, tha Lelo, pasi i vë në provë të gjithë anëtarët me radhë.
Është një lloj drejtësie që na e vendos armiku.
-Si mund ta mbajmë gjallë këtë të McGonigalit, tha Muli?
Se këta amerikanët na kanë sulmuar dhe Kokalarin.
E kanë nxjerrë të paguar nga Doktori për të dëmtuar Ramën në SHBA.
Kjo e rrit simpatinë e saj mes demokratëve. Duhet të bëjmë një reflektim.
Të krijojmë idenë që nuk e kemi armike.
-Ka një problem, tha Lelo. Se ajo ka thënë vetë që e ka thirr Zeni në këtë punë.
Por puna është që po dhamë shenja amnistie ndaj saj, do merren si shenja lufte ndaj Belos.
Ndaj s’kemi çi bëjmë. Na duhet armike deri më 14 maj.
Pastaj shohim e bëjmë. Po humbi Belo marrim atë.
-D.m.th ti thua që nesër mos të japim shenja zbutje ndaj saj, tha Muli?
-Në asnjë mënyrë. Aq më tepër që ai shkrimi fyente shumë Doktorin.
I thoshte kryeministër i turpëruar nga SHBA.
Si mund të turpërohet Doktori nga SHBA.
-Ke të drejtë, tha Muli. Atëherë nesër të vazhdojmë sulmin ndaj McGonigal.
Të hedhim pistën e re që tha Doktori, që Obama ka përgjuar Doktorin.
Me siguri ky e ka vendosur në përgjim Doktorin që atëherë.
Me ato që ka dëgjuar në telefon, ja ka thënë Ramës.
-Ka shumë mundësi që Obama është urdhëruar nga Sorosi, tha Lelo.
Ka vënë Doktorin në përgjim, pastaj ja ka çuar Sorosit, Sorosi, Ramës, dhe pastaj Rama ka shantazhuar Metën e ka detyruar të braktis Doktorin atëherë, dhe na mundën më 2013.
-Kjo është, s’ka mundësi tjetër.
Atëherë them që nesër t’i biem dhe Obamës.
Në fund të fundit Doktori ka qenë president qysh kur ka qenë Bushi i parë president.
Iku Bushi erdhi Klinton, iku Klinton erdhi Bushi tjetër, iku Bushi tjetër erdhi Obama, iku Obama erdhi Trump, iku Trump erdhi Biden, dhe Doktori është në këmbë.
Ku janë këta të tjerët?
Të gjithë i ka përcjellë Doktori. Dhe këtë do ta përcjellë.
Lini një Përgjigje