Muli merr letër falenderimi nga Kuba dhe një ftes të sinqert 

7 Prill 2023, 18:59Antena TEMA

Një letër e gjatë falenderimi mbërriti sot në selinë e SHQUP. Ishte në spanjisht.

Muli thirri Lelon si poliglot për të parë se çfarë ishte, pasi ishte hera e parë që atij i vinte një letër në gjuhë të huaj.

Dërguesi ishte Miguel Dias-Canel, sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kubës.

Lelo e hapi me nxitim.

-Hajt ishalla na ka ftuar në Kubë, i tha.

E kam ëndërr me shku, se është tamam siç ka qenë Shqipëria në fund të komunizmit. 

-Edhe tani Shqipëria është në fund të komunizmit, tha Muli. Njësoj është.

-Dakord, po Kuba ngjan me atë të mëparshmen, tha Lelo.

Filloi të lexojë letrën. 

Nuk i besonte syve.

Miguel Dias-Canel, sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kubës, ishte i mrekulluar nga mbështetja që Muli i kishte dhënë shokut Marko Dajti.

Në letër thuhej:

“I nderuar zoti Muli!

Ju ndoshta nuk e dini, por pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Kuba i hyri punës të krijonte aty një parti aleate, meqë me shokun Enver Hoxha u prishëm, pasi ai u prish me rusët.

Nuk është se i shkëputëm marrëdhëniet, por u ftohëm pasi ai na quante revizionistë.

Dhe vendosëm të krijojmë partinë tonë komuniste në Shqipëri. 

Shokun Marko Dajti e gjetëm me rekomandime të miqve tanë komunistë dhe e ndihmuam të hapte një biznes farmaceutik me ilaçe kubaneze në Shqipëri, me qëllim që të krijonte një bazë financiare për partinë.

Pasi u shëndosh financiarisht, e udhëzuam të hidhej në veprim.

Na tregoi për vështirësitë që kishte për regjistrim dhe i thamë pyet kush është ndonjë parti kundër SHBA, se vetëm ata mund të të ndihmojnë.

-Po është partia kryesore e opozitës, tha.

-Atëherë shko në emër tone, i thashë.

Të nesërmen ai na raportoi se numri 2 i kësaj partie i kishte mbaruar punë menjëherë.

Kjo tregon se ne kemi gjetur tani dhe një aleat të madh natyral në Shqipëri, me të cilin na bashkon beteja jonë kundër imperializmit amerikan.

Pas zgjedhjeve jeni të ftuar në Kubë bashkë me shokun Marko Dajti dhe me kë të doni ju.

Gra nuk është e nevojshme të merrni me vete”.

1 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kjo e fundit qenka e bukur…. Ndodhka si në Dubai, ku nuk merret “bukë me vehte”…….. Hahaaaaaa……

    Lini një Përgjigje