Muli merr masa për takimin me Ilir Metën në SHQUP 

12 Prill 2024, 19:07Antena TEMA

Ilir Meta e tronditi prap Mulin sot.

Kishte bërë një deklaratë të fortë, ku thoshte se duhet t’i japim fund arrogancës në opozitë.  

-Përse ta ketë patur fjalën, pyeti Lelon? 

-E çuditshme mu duk, tha Lelo. 

Kuptimi i parë mu duk sikur na ftoi dhe ne të bënim video si ato të atij, që të mos dukemi seriozë dhe arrogantë, por njerëz popullorë, që bëjnë dhe budallallëqe.

Po ta ketë për këtë, gjysma e të keqes. 

-Po përse mund ta ketë tjetër, tha Muli? 

-Po mund ta ketë dhe për faktin që ne themi jemi parti kryesore dhe e injorojmë atë.

Kurse ai në fakt me letra është partia më e madhe opozitare.

Dhe ne jemi pjesë e tij, madje fraksioni ynë, është fraksioni i Partisë së Lirisë. Me letra flas.

Ndaj ai kërkon më shumë vëmendje nga ana jonë. 

-Duhet ta ftojmë ndonjë ditë tek SHQUP, tha Muli, t’i shtrojmë muhabetet tamam. 

-Dakord jam, tha Lelo, por duhet të bëjmë kujdes, se kemi shumë gardhe dhe hekura aty.

Na hipën në ndonjë prej tyre dhe hajde zbrite pastaj.

Duhet të pastrojmë territorin njëherë.

Se mund të kërkojë të ngjitet në ballkon si ata më 8 janar. 

-Eh, është ky problem, tha Muli.

Më mirë ta lëmë takimin në ndonjë lokal në Tiranë, se aty s’kemi si e kontrollojmë. 

Po mua mu duk se e ka dhe me partinë e vet, jo vetëm me ne, tha Muli. 

-Po patjetër. E para në listë është Monika.

Më kanë thënë se muajt e fundit po lexonte biografinë e Mao Ce Dunit, dhe u thotë të gjithëve që ai ka qenë udhëheqës i madh, se futi në burg gruan.

Dhe tek libri për Stalinin, ajo pjesa e Molotovit që futi në burg gruan, i pëlqente më shumë. 

E vetmja nga e cila ka frikë është Fatimeja, se ajo dukej dhe më e kthjellët se Monika kur doli nga SPAK.

Ndaj flet me nëntekste, se ka frikë atë. 

Lini një Përgjigje