Pas debateve të fundit të Gaz Bardhi me Lulin, rreth faktit se kush e ka vulën dhe kujt i takon ajo, Muli thirri Lelon dhe kërkoi prej tij të merrnin me qira një biznes të prodhimit të vulave, me qëllim që të ruajnë konfidencialitetin.
-Na duhet një repart vulash tha Muli. Aty prodhojmë tre tipa vulash. Një si ajo e Lulit, një si kjo e Doktorit dhe një për Bardhin.
-Po pse tre. Ne na duhet një vulë tha Lelo.
Më mirë të bëjmë tre tipe që të krijohet konfuzion dhe kur të vejë çështja në gjykatë të mos merret vesh kush është origjinali.
Vulën e Lulit do ta akuzojmë që nuk i përket vitit 1990. Vulën tonë do ta akuzojnë që nuk i përket vitit 2021. Vulën e Bardhit do ta akuzojnë se është bashkim i vulës së Lulit me Doktorin. Kështu do bëhet lëmsh.
Madje unë propozoj që të prodhojë dhe shumë vula për degët e rretheve ku asnjëra të mos i ngjajë tjetrës. Vetëm kështu gjykata do hyjë në konfuzion dhe mund t'i nxjerrë jashtë ligjit gjithë këto vulat e PD. Pastaj ne bëjmë vulë të re.
-E kuptova tha Lelo. Nuk është ide e keqe. Mund të nxisim boll konfuzion. Puna është që ky Ed Rama ka ndërmend t'i bëjë dhe vulat e partive elektronike, dhe i jep AKSHI. Po e bëri këtë na la prape pa vulë se i takon Lulit.
-Nuk ka rëndësi tha Muli. Por e bëri me AKSH nuk ja quajmë, se themi është vulë e Edi Ramës. Ne na duhet të bëjmë sa më shumë vula fizike e ti shpërndajmë nëpër Shqipëri. Tre tipa vulash me nga 61 degë, plus të selisë qendrore i bie gati 200 vula. Hajt ta gjejë më gjykata cila është origjinale. Vetëm kjo na shpëton pasi mirë që s'e marrim dot vet vulën, po të paktën ja heqim Lulit.
Ju ka humble VULA !