Pas shpikjes që ka bërë Ed Paloka me tre "7”-at e kazinos, Muli po mendon se si ta promovoj protestën përmes kësaj gjetje.
Thirri Lelon për konsultë.
-Tani ta kam gjetur fabulën i tha. E ka gjet Paloka se ai merr vesh nga kazinoja. Meqë protesta është në datë 7, muajin e shtatë dhe orën shtatë të darkës, atëherë duhet të gjejmë një mënyrë që të krijojmë një fabulë për këtë.
-Qenka interesante tha Lelo. Mendoj se fabula më e mirë është të krijojmë një xhekpot për protestën.
-Çfarë është xhekpoti, me se ndërtohet?
-Jo jo, është si llotari. Është një shumë që shtohet sa më shumë nejrëz kontribuojnë. Ideja ime është që kush vjen në miting të paguajë 10 mijë lek, dhe mund të fitojë xhekpotin.
-Kjo qenka ide interesnate tha Muli. Ne kemi tërë jetën që paguajmë të vijnë njerëzit në miting t'i thua tu marrim nga 10 mijë lek.
-Është fabulë e bukur. Vijnë njerëzit, paguajnë nga 10 mijë lek dhe shpresojnë tu bjerë xhekpoti. Kështu xhekpoti rritet pa fund. Sa më shumë të vijnë, aq më shumë rritet, aq më shumë vijnë përsëri. Pastaj e rregullojmë që kur Doktori të shtypë butonin për të luajtur, xhekpoti t'i bjerë njeriut tonë që t'i përdorim ato lek për fushatë.
Ndërkohë nxjerrim dikë që bën si i lumtur që ka fituar lek.
-Po ku ta gjejmë këtë?
-Po ja vëmë superdhëndërrin se me këtë rast justifikon dhe lekët që ka investuar.
Mirë të ka shkuar mendja, tha Muli. Se populli ka dhe atë shprehjen që “shkon leku tek leku” dhe është e besueshme.
-Mendoj se do funksionojë,-tha Lelo. Duhet ta nxjerrim njoftim sa më shpejt. Paloka këtë radhë ka bërë gjetje kreative.
Lini një Përgjigje