Pas vendimit që protestat të bëhen dy herë në javë para Kuvendit, deri më 3 mars, kur do jetë beteja finale për vulën, Muli filloi të vihet në vështirësi nga protestuesit që arreston polica, të cilët hedhin shashka pasi mbaron protesta.
Katër vetë u arrestuan tek kryeministria. Edhe të hënë 3 të tjerë tek Kuvendi.
Me këtë ritëm, numri i të ndalurve mund të shkoj në 20 vetë dhe kjo do të thotë përgjysmimi i protestuesve para Kuvendit dhe demoralizim i tyre.
Thirri Lelon se si mund t’i motivojë ata.
-Mendoj se një mënyrë është shumë efikase, tha Lelo.
Emrat e tyre bashkë me foto t’i shpërndajmë vetë në shtyp dhe t’ua japim portaleve t’i botojnë.
Madje e shtojmë më shumë trimërinë e tyre.
-Po ashtu dënohen më shumë.
-Jo, e ke gabim. Do t’u themi, që me këto foto që keni duke u përleshur me regjimin besëprerë të SHBA në Tiranë, Ambasada amerikane do t’u japë viza dhe do fitoni azil në SHBA.
Kjo është një mënyrë se si ata të motivohen.
Duke menduar se po luftojnë për SHBA, bëhen dhe më agresivë dhe nuk u hyn në sy rreziku.
-Kjo është ide e mire, tha Muli. Po ata që nuk duan të ikin në SHBA?
-Për ata do premtojmë amnisti politike sapo të vijmë në pushtet.
Kështu që mund të bëjnë ç’të duan, qoftë dhe sikur të vrasin police, ata do aminstohen.
-Kjo është pak problem, tha Muli, se unë u kam thënë që revolucioni mund të vazhdojë dhe dhjetë vite.
I bie që të presin dhjetë vite për amnistinë pastaj.
-Jo, tha Lelo. Kjo thirrje do t’i trimërojë ata dhe do ta rrëzojnë regjimin.
Duke qenë të sigurtë se nuk dënohen, një bie, mijëra ngrihen, dhe regjimi do bjerë. Vetëm kjo i trimëron.
-Po ndonjë motiv tjetër, ndonjë gjë më joshëse, tha Muli?
-Po si më joshëse t’u themi që po morëm pushtetin, këto femrat që bëjnë orgji me McGonigal, do bëjnë me ne.
Qoftë dhe për kaq ja vlen.
-Kjo po, tha Muli. Më duket më e besueshme.
Lini një Përgjigje