Muli në alarm nga përgjimet e paralajmëruara të Doktorit 

29 Shtator 2023, 19:20Antena TEMA

Doktori paralajmëroi sot në konferencën për shtyp se do flasë për disa përgjime të reja në Kukës.

Muli u alarmua pa masë.

Thirri urgjent Lelon, për të diskutuar se si mund ta shmangnin këtë gjë.

-Duhet ta ndalim patjetër, i tha.

Nëse ka diçka për këtë që u bë kryetar, nuk duhet dhënë.

Mezi shpëtuam me 5500 vota diferencë këtë radhë..

Mund të shkoj 8 mijë herën tjetër.

-Do ta zgjidh unë, tha Lelo. Do flas me të.

Lelo shkon i alarmuar tek Doktori dhe i shpjegon situatën. 

-Nuk duhet sulmuar në asnjë mënyrë kryetari i ri i bashkisë, tha, se mund të thellohet për keq rezultati.

-Ke të drejtë, i tha Doktori. Duhet me ndërru.

-Por çfarë akuze kishe bërë gati, tha Lelo?

-S’ka problem, ato i sajojmë, por tani po themi që kemi një video për një drejtor KESH dhe një tjetër për kryetarin e PS.

-Po çfarë kemi, i tha Lelo?

-O zotëri, nuk është detyra ime të gjej video për ta.

Detyra ime është ta them.

Pastaj videon e gjen PD, pse unë do ta gjej.

Është në detyrën e opozitës të ilustrojë me fakte idetë e mija.

Unë nuk jam gazetar investigativ, jam politikan.

-Ke të drejtë, tha Lelo.

Po na është tremb dhe ky Salianji, se qe i mirë për video.

Sidoqoftë zyrtarët sulmoji, se ata hiqen e vihen pa zgjedhje.

Vetëm kryetarin e bashkisë mos sulmo, se s’kemi më fuqi për zgjedhje.

Lini një Përgjigje