Momenti më mbreslënës i Mulit gjatë takimit të Doktorit në Pukë ishte momenti kur një i moshuar që i dha dorën Doktroit, tha se nuk do ta lajë atë për tre ditë.
Muli u bë shumë entuziast dhe i tha Lelos që ta bënte sa më shumë publike në shtyp këtë gjë.
-Duhet parë me kujdes, tha Lelo. Duhet ta diskutojmë.
-Po pse, çfarë rreziku ka, tha Muli?
-Po është një intervistë e Nexhmijes, që ka thënë se kur Doktori i dha dorën Enver Hoxhës në një takim tek klinika qeveritare, ku po kujdesej për shëndetin e shokut Hysni, Doktori u bë aq shumë entuziast, sa u thoshte gjithë mjekeve se 15 ditë nuk e ka larë dorën që i dha shoku Enver.
Kjo tani është histori shumë e njohur.
Tani ky lajmi nga Puka duket që është frymëzuar nga akti i Doktorit kundrejt shokut Enver.
Por duhet të analizojmë të mirat dhe të këqijat që ka.
E mira është, që Doktori, ashtu si shoku Enver, ka krijuar “enveristët” e tij në Shqipëri, pra njerëzit që e duan si shokun Enver.
Kjo është anë pozitive.
Ana negative është se ky tipi ka thënë që vetëm tre ditë duhet ta mbaj dorën pa larë.
Në fakt duhet të thoshte dy javë, aq sa ka sakrifikuar Doktori për shokun Enver.
Ndryshe ky duket pesë herë më i dobët se shoku Enver në sytë e popullit.
-Lere mo burrë se nuk e shikon njeri kaq hollë, tha Muli.
Nxirre aty që ai burri s'do lajë dorën që i ka dhënë këtij burrit.
-Dakord, e bëjmë, tha Lelo, por nuk është se ata lahen përditë dhe tre ditë nuk duket gjë e madhe.
Po kjo është Grua ekstremiste si Jozefina që tha socialistve jepu plumbin ballit apo burrë i dhunshëm si Saliu që dogji e rrënoi shqiprinë ?!. Më duket se të dyja i ka edhe burr i ndyrë është edhe grua zemër të zezë është ,një plakë 82 vjeçare me një këmbë në varr kërcënon ,në vend të përçoi mesazh pajtimi dashurie ,kundër dhunës nxit të rijt të bëhen agresiv ,ti zgjidhin hallet me plumba.Turp për një thirrje si ajo .
Bravo mero je i madh.Qarte e i kuptueshem budallenjte qe shkojne pas kriminelit sale jane injorante te pa ditur por edhe qe nuk lahen akoma.Te ndjekish salen pranon cdo lloj injorance shyqyr tashme keta te ketille jane fare pak.Le te mbeten ne injorancen e tyre.
HAHAHAHAHAHAAAAAAAA