Muli në kërkim për një sabotator për mitingun 

21 Prill 2023, 18:45Antena TEMA

Muli sot donte të diskutonte me Lelon mbi një mërzitje të Doktorit ditëve të fundit.

-Nuk po i ikën e keqja nga ai stadiumi bosh, tha Muli.

Na iku nga duart situata. Mund ta kishim kontrolluar.

Mbyllnim dyert e stadiumit dhe nuk kishin ku iknin.

-Puna është se ai po e vuan si komplot, tha Lelo.

D.m.th ai tani do patjetër një armik për këtë çështje. Ndryshe nuk qetësohet.

-Unë për vete nuk u mora, tha Muli.

I mori përsipër të gjitha Zeni, ai me pagesat, me organizmin, me të gjitha.

-Atij nuk ka çi bën, por duhet t’ia lehtësojmë e t’i gjejmë një armik që nuk na prish punë.

-Të nxjerrim Kelvisin, tha Muli. Ai është kot.

Tek zyra e organizimit është. Themi e kishte nga mungesa e përvojës, por ai e bëri.

-Dakord jam. I përshtatshëm është për armik, tha Lelo.

Vetëm puna është se Doktori e do armikun të zgjuar. Na duhet një që të quhet.

-Të zgjuar nuk kemi ku të gjemë tek Foltorja, tha Muli.

Po të paktën të gjemë një me detyrë të lartë, ose nga këta që mbahen të rëndësishëm.

-Duhet parë njëherë ky Ed Paloka. Nuk është keq, tha Lelo.

-Jo, se afrohet shumë tek rangu im, tha Muli. Të gjejmë një më poshtë.

-Epo më lart se Klevesi dhe më poshtë se Paloka nuk ka, tha Lelo.

Vetëm po të themi se e ka sabotuar zonja Karo, ngaqë i tha Doktorit dil në fund dhe jo në fillim.

-Atë se nxjerrim dot armike se e ka nxjerrë Kokalari, tha Muli. Duhet të gjejmë ndonjë tjetër.

-Puna është kë do Doktori armik, jo kë duam ne, tha Lelo.

Prandaj më mirë ta testojmë njëherë se kë do armik e pastaj të veprojmë.

Se ndoshta e do nga Parti e Lirisë armikun dhe biem rehat.

Lini një Përgjigje