Lajmi që Luli do mbledhë Kuvendin ditët e para të shtatorit dhe pas tij Rama do mbledh Asamblenë të ndryshojë qeverinë, e ka futur Mulin në krizë.
-Na duhet të prodhojmë dhe në një ngjarje, i tha Lelos.
Luli do na zërë dy ditë ekranet duke bërë Kuuvendin e duke prodhuar lajme.
Pastaj Rama nga pas me ndryshimet në qeveri.
Çfarë duhet të shpikim ndonjë gjë pas Ramës, që t’ua fikim jehonën?
-Në radhë të parë duhet t’i akuzojmë se kanë bashkërenduar datat, tha Lelo.
Rama po të donte e mbyste fare Lulin.
I bënte ndryshimet në qeveri në një ditë me Lulin dhe askush nuk do ta zinte në gojë Lulin.
Por ai e ka aleat ndaj i ka thënë bëje ti dy ditë para, pastaj për të penguar kritikët e tu që do të sulmojnë, bëj unë Asamblenë e PS dhe merren me mua.
Pra dhe i ka hapur krahun, dhe i mbulon krahët.
Kjo duhet theksuar se ka shumë rendësi.
-Shumë mire, tha Muli. Kjo është shumë bindëse.
Duket që ka një koordinim.
-Puna është ne çdo bëjmë pas këtyre?
-Ne do denoncojmë bashkëpunimin mes tyre dhe do t’u premtojmë demokratëve se pas zgjedhjeve në Kukës do votëbesohet kryetari i PD së Kukësit, për rezultatin.
-Po ne e kemi këtë rregull për Doktorin, tha Lelo.
-Doktori nuk pranon votëbesim, do referendum, tha Muli.
Se si i vjen të thonë që kanë votuar 1 mijë vetë pro, do të thuhet 80 mijë.
-Po atëherë këtë të bëjmë, i tha Lelo.
Në datë 5 ne bëjmë referendum për Doktorin me pyetjen e meriton të jetë kryetar pas 14 majit dhe rezultati do dali 98 për qind “Po”.
Kjo e eklipson dhe Ramën, dhe Lulin.
-Këtë të bëjmë, tha Muli. S'mund t’ua lëmë hapësirën bosh.
Lini një Përgjigje