Muli në kërkim të një qëndrimi për këta që kandidojnë pa leje të Doktorit 

30 Mars 2023, 19:10Antena TEMA

Muli sot thirri Lelon për të diskutuar se si mund t’i japin më shumë zë kësaj punës së dorëheqjeve nga lista e PD në disa qytete.

-Duhet të hapim fjalë që këta kandidatët i merr Doktori vetë në telefon, tha Lelo.

Kështu mund të hapet fjala tek të tjerët dhe ndoshta kanë dëshirë t’i marrë vetë Doktori.

Kjo mund t’u shitet si privilegj, që nuk e kanë as anëtarë Kryesie, të cilët Doktori si ka marrë kurrë në telefon.

-Kemi dhe këtë punën e Devollit, tha Muli.

Na ka dalë një kandidat i pavarur aty, si mund ta tërheqim se ai nuk ja hap telefonin Doktroit?

Sot do nxjerrim një deklaratë të themi se është i lidhur me kandidatin e Edi Ramës.

-Kjo nuk shkon, tha Lelo.

Po qe se është i lidhur me kandidatin e Edi Ramës, atëherë s’kemi pse shqetësohemi se s’ka kuptim.

Problemi është se mos është i lidhur me PD.

-Në fakt ai është i PD, por e ka nxitur ky kandidati i Edi Ramës, tha Muli.

-Këtu ndryshon puna, tha Lelo.

Ose do themi që kandidatët rivalë tanët i merr Doktori në telefon dhe tërhiqen, ose nuk do themi, se pastaj na del shumë trim ky i Devollit dhe hapet llafi që ai nuk pordhi as për Doktorin, dhe fiton pikë.

-Ke të drejtë, tha Muli, por u nxituam, e bëmë këtë deklaratë.

-Janë gjëra me zarar këto, tha Lelo.

Se duhet një kriter për të dyja rastet.

Këta që po tërhiqen nga PD do themi i ka marrë Doktori, po ky që nuk tërhiqet nga Devolli dhe ne e sulmojmë duket sikur nuk ka frikë Doktorin.

Kjo na ul shumë pikë.

-Ke të drejtë, tha Muli.

Duhet të sajojmë diçka tjetër. U nxituam.

Lini një Përgjigje