Muli në siklet nga “problemi” i kandidati të Kuçovës 

31 Mars 2023, 18:23Antena TEMA

Lefteri e mori dje Mulin i gëzuar, se kishte gjetur një dosje për kandidatin rival në Kuçovë. 

-E ka ndaluar policia greke, tha, dhe nuk e ka deklaruar.

E fitova në tavolinë bashkinë.

Muli në fillim u gëzua dhe thirri me urgjencë Lelon ta bënin publike.

Më në fund Lefteri u dërgoi dhe faktet ku provohej qartë se kundërshtari i tij ishte ndaluar nga polica greke, se kishte hyrë si emigrant pa vizë në Greqi 20 vjet më parë.

-Lëre mos e hap fare këtë temë, tha Muli, se fillojnë avazin.

-Po mund ta përdorim, çfarë të keqe ka, tha Lelo?

-Po jo o zotëri, se kështu më ka mbajtur UDB mua një muaj në burg në Prizren, më ka marrë dhe në pyetje.

Më kë pyetur dhe për Doktorin, dhe për Rugovën, dhe më kanë liruar vetëm kur u premtova se do kthehesha në Shqipëri e do shkoja në Tiranë të futesha në PD e të bëhesha udhëheqës, që të më kishin njeriun e tyre.

Duke e ditur këtë hall, kur bëmë ligjin, bëra kujdes t’u thosha ta përjashtonin këtë kalimin ilegal të kufirit.

-Po nejse, ti ke shkuar në Kosovë, tha Lelo, dhe të ka kap një polici armike serbe.

Këtë e ka kapur një polici evropiane.

-Aman se fillojnë prapë nga e para, botojnë dosjen time, çfarë kam thënë në policinë e Kukësit, çfarë kam thënë në UDB dhe bëhen njerëzit lëmsh.

-Po të paktën ta përdorim pa përmendur faktin që ka hyrë si emigrant.

Të themi vetëm e ka ndaluar policia greke, tha Lelo.

-Kaq trashë vetëm Tit Vasili mund ta thotë, tha Muli.

Thuaj Lefterit t'ia ngarkojë atij si detyrë.

Lini një Përgjigje