Muli në telashe nga deklaratat e Doktorit për Gimçen dhe Shtufin 

18 Gusht 2023, 17:42Antena TEMA

Sot Doktori nuk mbajti dot më.

Doli në konferencë shtypi dhe deklaroi se Gimçja dhe Shtufi, nuk i kanë dhënë asnjë lekë partisë së tij.

Muli thirri me urgjencë Gimçen, se mos krijonte keqkuptime.

-Dëgjo, Doktori të është mirënjohës për çfarë ke bërë per të dhe familjen e tij, por kjo deklarata nuk nënkupton që ai nuk i njeh kontributet e tua.

Sa herë ka pas nevojë për t’u vizituar në Vjenë, ti ke qenë gati me pagesa për klinikën dhe hotelet e udhëtimin.

Ai nuk e harron kurrë këtë.

Por deklarata duhet për të mos të dëmtuar ty.

-Po jo mo byrazer nuk më ngelet qejfi mua, ja kam thënë dhe Ramës, e kam mik nuk ka problem, pse o nga këta do pjerdh unë o.

Po ça thua o byrazer. Puna është që Shtufit mund t’i ngelet qejfi, se ai është kontribuues i përhershëm.

-Jo, me Shtufin s’ka problem, se ato të Shtufit i kanë të vetat, nuk kanë pse ti jenë mirënjohës atij, por me ty ishte pak problem, se ti je treguar i gatshëm.

Vetëm se e ke dhjerë pak që mburresh poshtë e lartë, për këtë punën e Vjenës me Doktorin.

-Po jo mo byrazer, e kam bërë t’ia dhjes atij Zamirit, se ai mburrej që e kam prit Doktorin në Vjenë, i kam dhënë makinën e kështu gjërash.

Desha ti them unë kam bërë më shumë për të. Për kaq o për kaq.

-E kuptoj, tha Muli, po ndaj të thirra, të jemi në një mendje.

Dhe po të thanë gjë për këtë klinikën, thuaj jam tall o byrazer, ç’punë kam unë me Doktorin. Sa të kalojë kjo vala.

Se dhe dje kishit çarë tubin e ujit e nisin prapë ata çakejtë.

-Të drejtë ke o byrazer, po s’ke çi bën. Ai fadromisti i hutuar nga vapa.

2 Komente

  1. D
    Dinua

    Nuk besoj ka nevoje Salikua ti paguaje dikush avjon, hotel dhe spital. Me familjen dhe aleatet u kane vjedhur aq para shqiptareve sa te cojne Gimen, Zamon, Sandrin dhe Fevzo Tigrin biles ne çdo vend te ruzullit për pushime dhe për spital.

    1. P
      Pal Melyshi

      Madje edhe ne parajse o Dino.

      Lini një Përgjigje